“Megafera e korrupsionit”, Berisha kujton tërmetin e 26 nëntorit

Kryetari i PD, Sali Berisha po mban sot një bashkëbisedim të drejtpërdrejtë me ndjekësit në Facebook.

Që në nisje të fjalës së tij Berisha përkujtoi tërmetin shkatërrimtar të 26 nëntorit.

“Tërmeti i 26 nëntorit 2019, ishte tërmeti më i madh që goditi vendin tonë në 40 vjet, duke shkaktuar një tragjedi të vërtetë njerëzore si dhe dëme materiale të pallogaritshme. Mendimet tona shkojnë në kujtim të 51 viktimave të asaj ngjarjeje të dhimbshme.

Me mijëra shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, dhanë gjithçka nga vetja për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga pasojat e tërmetit.

Kontributi dhe forca e treguar nga populli shqiptar për të përballuar si një familje e madhe ato ditë të vështira, ende sot më emocionojnë e më japin shpresë për gjërat e mëdha që mund të bëjmë kur ekziston vullneti i përbashkët.

Shqipëria do t’i jetë përgjithmonë mirënjohëse të gjitha shteteve që kontribuuan në përballimin e pasojave të tij, kontribut që ishte jetik për mijëra familje.

Problemi i tërmetit është shndërruar një nga megafaerat e korrupsionit. Në Laç është ndërtuar falë qeverisë turke, dhe për këtë jam mirënjohës.

Është e vërtetë që donatorë kanë dhënë, por çdo ndërtim i bërë me fondet e taksapaguesve shqiptarë ka kushtuar 5 herë më shtrenjtë se sa një ndërtim i bërë nga turqit apo donatorë të tjerë.

I përdori këto ndërtime në mënyrë kriminale për të blerë vota.

Kjo qeveri në emër të fondeve të tërmetit shpërndau 91 mln euro, kurse gjatë muajve të fushatës shpërndau militantëve 160 mln euro tërësisht.”, tha Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi