“Regjistrimet në shkolla 3 herë më të ulëta se vitin e kaluar”, Tabaku: Shkretim i vendit, qeverisë i mungon puna dhe përkushtimi

Më datë:

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku deklaron se regjistrimet këtë vit shkollor janë thuajse 3 herë më të ulëta se sa një vit më parë dhe akuzon qeverinë se nuk ka marrë masa për të ndaluar hemorragjinë e largimit të shqiptarëve.

Ajo shkruan se na duhet punë dhe përkushtim për t’i rikthyer shqiptarët në vendin e tyre, dy cilësi që kjo qeveri dhe mazhorancë nuk i zotëron.

“Suksese të gjithë fëmijëve dhe të rinjve që kanë nisur sot vitin shkollor.
Fatkeqësisht regjistrimet këtë vit shkollor janë thuajse 3 herë më të ulëta se sa një vit më parë duke qenë një tjetër tregues i rënies demografike dhe shkretimit të vendit.
Prej vitesh politikat e qeverisë nuk janë fokusuar në këtë betejë për të ndaluar hemorragjinë e largimit të shqiptarëve.
Na duhet punë dhe përkushtim për t’i rikthyer shqiptarët në vendin e tyre, dy cilësi që kjo qeveri dhe mazhorancë nuk i zotëron edhe pse uron përvit prej 8 vitesh vitin e ri shkollor me suksese që patjetër janë imagjinare dhe propagandë për sa kohë numri i nxënësve bie”, shkruan Tabaku.

Tabaku Fb

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

PS në Njësinë 12: Rama për BE-në: Porta e hapur do mbyllet vetëm kur të hyjmë brenda

https://www.youtube.com/live/G67P3EOMCvM?si=-mH6iP9WylSqX4XL Kryeministri Edi Rama, mbajti fjalën e tij në Asamblenë...

“Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë

“Është më mirë të jesh i përgatitur sesa të...

Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!

Mes konfliktit në Iran dhe krizës së energjisë që...

Goditje në Elbasan: dy arrestime për trafik droge, sekuestrim i lëndëve narkotike dhe mjeteve

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 2 persona...