Meta në konferencë për mediat, ngre shqetësimin për situatën ekonomike në vend: Rritja e borxhit publik alarmante, ka angazhime të fshehur të qeverisë për…

Më datë:

Ilir Meta: Kemi paralajmëruar që papërgjegjshmëria e menaxhimit të borxhit publik po çon drejt kolapsit të plotë të situatës ekonomike dhe sociale. Borxhi publik që është ende i paqartë për shkak të mungesës së transparencës së qeverisë, tani rrezikohet nga faktorë të rinj, rritja e normës së interesave dhe rifinancimit. Banka Kombëtare është angazhuar në rritjen e normës së interesave dhe ka paralajmëruar që procesi mund të vijojë më tej.

Rritja e çmimeve galoponte, ka artikuj ku është dy fish e tre fish dhe kjo papërgjegjshmëri po çon në një kolaps edhe më të madh të ekonomisë kombëtare dhe familjare. Tashmë kemi hyrë në krizë të konsumit, ku importet shënojnë rënie vjetore, me ndikim serioz të naftës e drithërave, në 7 mujorin e parë të këtij viti, kemi importuar 20% më pak minerale dhe lëndë djegëse, një faktor tjetër shumë shqetësues është rënia e fortë në sasi që kanë pësuar plehruesit për bujqësinë, 62% më pak se një vit më parë. Ky kolaps ndodh se çmimi është 200-300% më i lartë se një vit më parë.

Ka angazhime të fshehur të qeverisë nga institucionet në vend që kanë të bëjnë me borxhe për të ndërtuar porte të reja, dhe aktivitete të tjera, që do rëndojnë më tepër situatën.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha reagon pas miratimit të raportit të IBAR: “U ekspozuan problemet e regjimit të Ramës”

Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian pritet të kalojnë...

Takimi Rama–Takaichi: Japonia dhe Shqipëria synojnë forcim të marrëdhënieve dypalëshe

Kryeministri Edi Rama u prit në Tokio, nga homologia...

Gjykata e Prishtinës: Paraburgim njëmujor për zyrtarët e institucioneve serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim...