Apple njofton përdoruesit e iPhone-ve për rrezikun nga hakerët

Më datë:

Kompania Apple tha se një e metë po lejon hakerët që të marrin kontrollin e iPhone-ve, iPad-ëve dhe kompjuterëve Mac, duke u bërë thirrje përdoruesve që të instalojnë një përditësim emergjent të softuerit.

Ky përditësim u lëshua në mesin e javës nga gjiganti i teknologjisë, me qëllim që të rregullohej një dobësi që hakerët po e shfrytëzonin. “Apple është në dijeni për këtë problem që mund të jetë shfrytëzuar në mënyrë aktive”, tha kompania amerikane.

Megjithatë, Apple nuk tregoi nëse kishte informacion lidhur me shkallën e kësaj ndërhyrjeje nga hakerët. E meta e gjetur nënkuptonte se hakerët kishin mundësi të merrnin kontrollin e pajisjeve, duke pasur qasje në çdo të dhënë apo aftësi të pajisjeve.

Përditësimi është lëshuar për iPhone-ët, iPad-ët dhe kompjuterët Mac që kanë sisteme operative të ndjeshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Raporti i IBAR goditi rrjetin e patronazhistëve

Kryedemokrati foli për raportin e IBAR për Shqipërinë. Sipas...

Tragjike në Maqedoninë e Veriut/ Makina përplaset me kamionin, 4 të vdekur

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin...

Dosja shkon në SPAK: Evi Kokalari akuzon familjen Berisha për kontroll të Partisë Demokratike

Ish anëtarja e Rithemelimit dhe një prej bashkëpunëtoreve të...

Kurti ndan nga 100 euro për qytetarët, rrit edhe shtesat për lehonat në 500 euro

Qeveria në detyrë ka marrë vendim të ndajë nga...