15.5 C
Tirana

Ngordhja masive e shpendëve, Ministria e Bujqësisë: Presim rezultatet, sëmundja nuk transmetohet tek njerëzit!

Më datë:

Ministria e Bujqësisë ka reaguar për pulat e ngordhura në dy subjekte shpendrritëse të Durrësit duke thënë se pritet rezultati i analizave ndërsa fermat janë në karantinë.

Ministria njofton se nga rezultatet e deritanishme tregohet se bëhet fjalë për sëmundjen e Laringotrakeitit që prek kryesisht shpendët por nuk transmetohet tek njerëzit.

“Menjëherë janë marrë masat për shqyrtimin e situatës në vend, gjurmimin, kampionimin zyrtar dhe dërgimin e tyre në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë. Fermat janë vendosur në karantinë deri në daljen e rezultateve laboratorike.

Deri më tani raportohen rreth 200 mijë shpendë të ngordhura. Janë kryer pranë ISUV analizat në bazë të mostrave të marra. Sipas të dhënave të deritanishme rezultatet tregojnë sëmundjen e Laringotrakeitit infektiv në shpendë. Është një sëmundje që prek kryesisht shpendët.

Laringotrakeiti infektiv nuk është një sëmundje zoonotike dhe nuk transmetohet te njerëzit dhe as nëpërmjet produkteve ushqimore nga shpendët, për pasojë nuk përbën rrezik për shëndetin publik”, thuhet në njfotim.

Ndërkohë shton se deri më tani nuk ka asnjë rast ku të jetë shfaqur influence aviare (gripi i shpendëve).

Në subjektet e tjera shpendrritëse për vezë e mish, në të gjithë territorin e vendit, AKVMB ka marrë masa të menjëhershme për parandalimin e përhapjes së sëmundueshmërisë dhe deri më tani nuk është raportuar asnjë rast.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Konkluzionet e BE-së për Shqipërinë

Në konkluzionet që pritet të miratohen javën e ardhshme...

I dogji 44-vjeçarit makinën me vlerë 100 mijë euro pas sherrit, arrestohet i riu në Tiranë

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari që dyshohet...

Supë me trahana dhe domate

Përbërësit: 1 filxhan çaji trahana 1.200 ml ujë 50 ml vaj ulliri 2...

Tritoli ndaj biznesit, detaje nga ngjarja në Shkodër: Çfarë deklaroi pronari

Detaje të reja janë zbuluar nga shpërthimi me tritol...