Fushë-Krujë, aksion kundër lojërave të fatit – AMP hap hetim për efektivët

Më datë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), në kuadër të operacionit të koduar “Basti i Fundit”, bazuar në informacionin e siguruar nga strukturat e Inteligjencës Operative të Agjencisë, ushtroi sot kontroll në ambientet e një bar-kafeje në pronësi të shtetasit A.S, në vendin e quajtur “Tregu Fshatar”, pranë Fushë-Krujës.

Sipas AMP-së, gjatë kontrollit të ushtruar në këto ambiente janë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 4 pajisje elektronike kompjuterike, të dyshuara se përdoreshin për ushtrimin e paligjshëm të lojërave të fatit; 4 monitorë; pajisje serverike dhe elemente të tjera teknologjike, të dyshuara se përdoreshin për organizimin dhe ushtrimin e basteve sportive të paligjshme.

AMP njoftoi se nga strukturat kompetente po kryhen veprimet e para hetimore dhe procedurale për dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit të dyshuar të paligjshëm, identifikimin e personave të përfshirë në organizimin dhe ushtrimin e tij, si dhe verifikimin e çdo rasti të mundshëm favorizimi, mosveprimi apo përfshirjeje nga punonjës të Policisë së Shtetit apo subjekte të tjera të fushës së veprimit të Agjencisë.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme, përcaktimin e përgjegjësive individuale dhe vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të çdo personi të përfshirë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Masa për sezonin e zjarreve, Çako: Reagim në kohë reale, qytetarët të sinjalizojnë çdo rast

Në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në Agjencinë...

Dëmtimet në komisariatin nr. 3 gjatë protestës së 4 korrikut, një i arrestuar dhe 7 në hetim penal

Policia e Tiranës në vijim të veprimeve hetimore për...

Samiti i NATO-s, Trump mbërrin në Ankara

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbërritur...

Miratohen katër projektligje, vijon puna e Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme

 Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme, zhvilloi mbledhjen...