Dëmtimet në komisariatin nr. 3 gjatë protestës së 4 korrikut, një i arrestuar dhe 7 në hetim penal

Më datë:

Policia e Tiranës në vijim të veprimeve hetimore për protestën e zhvilluar më datë 4 korrik para komisariatit nr 3, ka vënë në pranga një person, ndërsa 7 të tjerë janë proceduar penalisht dhe 4 janë shpallur në kërkim.

Policia bëri me dije se në lidhje me tubimin e zhvilluar pranë komisariatit të Policisë Nr. 3, gjatë të cilit u kryen veprime të dhunshme ndaj punonjësve të Policisë dhe godinës së Komisariatit, u identifikuan 12 shtetas të dyshuar të përfshirë në këto veprime.

Në vijim të veprimeve procedurale: u ndalua me iniciativë shtetasi E. H., 33 vjeç; u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit K. M., V. K., E. L., Sh. B., V. D., E. N. dhe B. K. Gjithashtu u shpallën në kërkim 4 shtetas, inicialet e të cilëve nuk bëhen të ditura, për shkak se hetimet vijojnë.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë në aktet e dhunshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, “Shkatërrimi i pronës”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”, “Mosbindja ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të Policisë”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Fushë-Krujë, aksion kundër lojërave të fatit – AMP hap hetim për efektivët

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), në kuadër të operacionit...

Masa për sezonin e zjarreve, Çako: Reagim në kohë reale, qytetarët të sinjalizojnë çdo rast

Në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në Agjencinë...

Samiti i NATO-s, Trump mbërrin në Ankara

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbërritur...

Miratohen katër projektligje, vijon puna e Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme

 Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme, zhvilloi mbledhjen...