Miratohen katër projektligje, vijon puna e Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme

Më datë:

 Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme, zhvilloi mbledhjen e radhës, ku shqyrtoi pesë projektligje në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi dhe miratoi katër prej tyre.

Në fillim të mbledhjes, komisioni shqyrtoi projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9251, datë 08.07.2004, ‘Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar”, me nismë të deputetit Pirro Vengu.

Gjatë prezantimit të nismës, deputeti Vengu paraqiti ndryshimet e propozuara, të cilat synojnë përditësimin e kuadrit ligjor në përputhje me zhvillimet e sektorit detar dhe standardet ndërkombëtare.

Diskutimet e anëtarëve të komisionit u përqendruan në forcimin e sigurisë detare, përmirësimin e procedurave administrative dhe harmonizimin e legjislacionit shqiptar me acquis të Bashkimit Evropian.

Pas shqyrtimit, projektligji u miratua në parim, nen për nen dhe në tërësi.

Në vijim, komisioni shqyrtoi projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 35/2016, ‘Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to’, të ndryshuar”, me nismë të deputetes Evis Kushi, i cili u bashkua me projektligjin e propozuar nga Këshilli i Ministrave për shkak të të njëjtit objekt dhe përmbajtje.

Gjatë diskutimeve u theksua se ndryshimet synojnë forcimin e mbrojtjes së të drejtave të autorit, përafrimin e mëtejshëm të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian dhe garantimin e një mbrojtjeje më efektive për krijuesit dhe mbajtësit e të drejtave.

Edhe ky projektligj u miratua në parim, nen për nen dhe në tërësi.

Më tej, komisioni shqyrtoi projektligjin “Për censin e bujqësisë”, ku të ftuar ishin zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Fatmir Guri, dhe stafi shoqërues.

Gjatë prezantimit u nënvizua rëndësia e krijimit të një baze të plotë dhe të besueshme të dhënash për sektorin bujqësor, e cila do të shërbejë për hartimin e politikave zhvillimore, planifikimin e investimeve dhe përmbushjen e detyrimeve statistikore sipas standardeve të Bashkimit Evropian.

Pas diskutimeve, anëtarët e komisionit miratuan projektligjin në parim, nen për nen dhe në tërësi.

Në përfundim të mbledhjes, komisioni shqyrtoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për hekurudhat shqiptare – rehabilitimi i hekurudhës Tiranë–Durrës dhe ndërtimi i lidhjes hekurudhore me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës: zgjerimi i projektit”.

Në këtë seancë ishin të pranishme zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Edona Bilali, dhe stafi shoqërues.

Bilali vlerësoi rëndësinë e marrëveshjes për vijimin e investimeve strategjike në infrastrukturën hekurudhore, përmirësimin e lidhjes së transportit me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe avancimin e standardeve të transportit në përputhje me prioritetet e integrimit evropian.

Në përfundim të shqyrtimit, edhe ky projektligj u mirata në parim, nen për nen dhe në tërësi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Fushë-Krujë, aksion kundër lojërave të fatit – AMP hap hetim për efektivët

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), në kuadër të operacionit...

Masa për sezonin e zjarreve, Çako: Reagim në kohë reale, qytetarët të sinjalizojnë çdo rast

Në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në Agjencinë...

Dëmtimet në komisariatin nr. 3 gjatë protestës së 4 korrikut, një i arrestuar dhe 7 në hetim penal

Policia e Tiranës në vijim të veprimeve hetimore për...

Samiti i NATO-s, Trump mbërrin në Ankara

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbërritur...