Policia e Vlorës bën bilancin: 4 të arrestuar, 25 leje drejtimi të pezulluara dhe 1030 masa për shkelje të rregullave të qarkullimit

Më datë:

Policia e Vlorës bën me dije se ka shtuar kontrollet për të parandaluar shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor si edhe për të parandaluar aksidentet.

Uniformat blu bëjnë me dije se në javën që u la pas, janë arrestuar katër persona për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Gjithashtu njoftohet se janë pezulluar 25 leje drejtimi, nga të cilat: 2 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 22 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar dhe 1 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

DVP Vlorë- Informacion-

Policia Rrugore e Vlorës, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt.

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në 112 e në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 4 shtetas për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, janë pezulluar 25 leje drejtimi, nga të cilat: 2 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 22 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar dhe 1 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Janë vendosur 1030 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:

– 431 masa për tejkalim shpejtësie;

– 48 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

– 15 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;

– 25 masa për përdorimin e aparatit celular;

– 109 masa për parakalime të gabuara;

– 121 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;

– 4 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;

– 277 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Vlorës falenderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha rikonfirmohet në krye të PD me mbi 37 mijë vota pro

ali Berisha është rikonfirmuar në krye të Partisë Demokratike...

Rudin Hylviu zgjidhet kryetar i PD-së në Kavajë, Qosja: Fillon puna për zgjedhjet e ardhshme

Dega e Partisë Demokratike në Kavajë ka përfunduar procesin...

BEOGRAD – Serbia pezullon trafikun hekurudhor para protestës së studentëve

 Shërbimet  hekurudhore në të gjithë Serbinë u pezulluan sot...

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve...