Kërkesë e lartë për bono thesari nga qytetarët, por interesat në rënie

Më datë:

Interesat e bonove të thesarit e mbyllën me rënie vitin 2021, pavarësisht se mbeten një ndër alternativat kryesore të investimit për qytetarët shqiptarë.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në ankandin e fundit të zhvilluar në dhjetor, bonot me maturim 12 mujor u emetuan me një interes prej 1.57%, nga 1.63% që ishte interesi në ankandin e mëparshëm.

Kërkesa e tregut për këto instrumente ishte sërish e lartë, pasi u kërkuan të blihen më shumë bono sesa ishte oferta.

Rrjedhimisht, kjo çoi edhe në një rënie të mëtejshme të interesave të këtyre letrave me vlerë.

Bonot e thesarit po kërkohen kryesisht nga qytetarët dhe biznesi, pasi kërkesa e qeverisë ka qenë e kufizuar në muajt e fundit të vitit dhe veçanërisht në dhjetor.

Kjo për shkak të sigurimit të eurobondit me vlerë 650 milionë euro.

Qeveria ka siguruar financimet që i duheshin në tregun ndërkombëtar, duke ia lënë likuiditetin e brendshëm agjentëve ekonomike.

Bonot e thesarit konsiderohen një alternativë e leverdishme investimi, për shkak të riskut thuajse zero që kanë, por edhe interesave, që megjithëse në rënie, mbeten shumë më të larta se interesat e depozitave.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Situatë e tensionuar në protestë, policia përdor ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Tensionet e para janë regjistruar në protestën e sotme...

Hita inspekton masat për protestën e PD, kërkon qetësi dhe profesionalizëm nga forcat e rendit

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita...

Rama me fituesit e startup-eve 2025: Rrisim volumin e financimeve për aplikantët

https://www.youtube.com/live/eAi6xG4MTA8?si=phz-ze9WVoWd0FvV  Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se zhvillimi i teknologjisë...

Shtyhet seanca e Erion Veliajt në Gjykatën Administrative

Seanca që po zhvillohet ditën e sotme në Gjykatën...