Pas protestave të partive ekstreme, flamuri i BE-së hiqet nga Harku i Triumit në Paris

Më datë:

Flamuri i madh i Bashkimit Evropian, i cili u vendos në Harkun e Triumfit në Paris për të shënuar fillimin e presidencës franceze të bllokut, u hoq pas protestave të liderëve të partive të ekstremit të djathtë dhe të qendrës së djathtë.

Ministri i Çështjeve Evropiane, Clement Beaune, i cili tha në fund të javës se flamuri do të qëndrojë për disa ditë, tha sot se ai ishte hequr sipas planit.

“Flamuri pritet të hiqet sot, nuk e kemi përcaktuar afatin e saktë”, theksoi Bonn, sipas France24.

Ai hodhi poshtë idenë se administrata u dorëzua pasi kryetarja e partisë Aleanca Kombëtare, Marine Le Pen, njoftoi një apel në Këshillin e Shtetit me një kërkesë për heqjen e flamurit të BE-së.

Bonn theksoi se Le Pen dhe liderët e tjerë partiakë e keqkuptuan kur thanë se flamuri i BE-së zëvendësoi trengjyrëshin francez.

Marine Le Pen deklaroi sot se administrata u detyrua të hiqte flamurin e BE-së nga Harku i Triumfit dhe se ishte një fitore e mrekullueshme, patriotike në fillim të vitit 2022.

Zgjedhjet presidenciale në Francë mbahen në muajin prill dhe sipas rezultateve të fundit të sondazhit, Marine Le Pen do të jetë kundërshtarja kryesore e presidentit aktual, Emmanuel Macron.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shtyhet seanca e Erion Veliajt në Gjykatën Administrative

Seanca që po zhvillohet ditën e sotme në Gjykatën...

Gonzato: Përmirësimi i shërbimeve dhe infrastrukturës për qytetarët, thelbi i programit “EU4Municipalities II”

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, i...

Rama: Digjitalizimi në bashki mbetet sfidë, adresim i koordinuar me BE-në

https://www.youtube.com/live/jP3QNjb-D5k?si=9QDNbjUyborFcL78 Kryeministri Edi Rama theksoi sot se digjitalizimi në nivelin...

Aktori Robert Ndrenika në sallë, moment i veçantë me kryebashkiakun Veliaj

Në Gjykatën Administrative u zhvillua këtë të premte seanca...