“Ultimatumi” i Berishës, të mërkurën skadon afati, Basha i vendosur të mbajë zyrën

Më datë:

Afati i vendosur nga Komisioni i Rithemelimit të PD ndaj Lulzim Bashës për të liruar zyrën e kryetarit deri në 5 janar po shkon drejt fundit, por deri tani kryedemokrati nuk e ka ndryshuar qasjen e tij, duke mos njohur vendimet e komisionit të dalë nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit, që mes të tjerash vendosi edhe shkarkimin e tij.

Për të përforcuar qëndrimin e tij Basha vendosi të zbriste ne terren ku zhvilloi një takim me demokratët në Dibër, të parin që pas rikonfirmimit në krye të partisë, në korrik të vitit 2021.

Por me gjithë insistimin e tij, Komisioni i Rithemelimit nuk heq dore nga përpjekja për ta larguar atë nga drejtimit i partisë.

Bravat e ndërruara nuk e penguan Sali Berishën që të futej në selinë e PD dhe në rast se Basha nuk respekton vendimin e Komisionit të Rithemelimit, lideri historik i demokratëve ka thirrur një proteste në datën 8 janar ku ka paralajmëruar se do drejtojë anëtarësinë drejt selisë blu për të nxjerrë kryetarin butësisht nga zyra.

Kjo është protesta e dytë e thirrur nga Sali Berisha në harkun e pak ditëve pas asaj kundër nismës rajonale “Open Balkan”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Situatë e tensionuar në protestë, policia përdor ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Tensionet e para janë regjistruar në protestën e sotme...

Hita inspekton masat për protestën e PD, kërkon qetësi dhe profesionalizëm nga forcat e rendit

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita...

Rama me fituesit e startup-eve 2025: Rrisim volumin e financimeve për aplikantët

https://www.youtube.com/live/eAi6xG4MTA8?si=phz-ze9WVoWd0FvV  Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se zhvillimi i teknologjisë...

Shtyhet seanca e Erion Veliajt në Gjykatën Administrative

Seanca që po zhvillohet ditën e sotme në Gjykatën...