Ndalon “frymëmarrja” e planetit, ekspertët: Ndotja sërish në nivelet para pandemisë!

Më datë:

Izolimet kombëtare të periudhës së parë të pandemisë së koronavirusit patën pasoja të mëdha psikologjike dhe ekonomike mbi shoqëritë.

Por planetit ato i dhanë mundësinë e një frymëmarrjeje prej ndotjes, duke ushqyer shpresat se ky fenomen pozitiv mund të ishte dhe afatgjatë.

Një studim i publikuar së fundi megjithatë ka përmbysur çdo pritshmëri të tillë. Sipas raportit, në vitin 2021, nivelet e emetimit të dioksidit të karbonit në botë janë kthyer në ato që ishin para pandemisë.

Të dhënat u bënë publike nga konsorciumi “Global Carbon Project”, një grup shkencëtarësh që hulumtojnë ndryshimet klimatike.

Ato u prezantuan në konferencën e Organizatës së Kombeve të Bashkuaraqë po mbahet në Glasgou të Skocisë.

Vitin e kaluar, sipas shkencëtareve emetimet e CO2 ranë me një rekord prej 1.9 miliardë tonësh, apo 5.4 për qind pasi vendet vendosën masa të izolimit.

Ajri më i pastër në shumë prej qyteteve të mëdha rriti shpresat se bota ishte në rrugë të duhur për reduktimin e ndotjes nga karboni.

Por nuk ishte kështu. Raporti parashikon që emetimet e vitit 2021 do të tregojnë një rritje prej 4.9 për qind, duke dëshmuar kështu qartë intensitetin dhe shpejtësinë e rikthimit në situatën e meparshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tension politik, Berisha: Gonzato ka shtrembëruar qëndrimet e opozitës për integrimin

https://www.youtube.com/live/85QwCAfv0lI?si=FaH8jTiCkqflhKPg&t=77 Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët...

Armëpushim surprizë, çfarë u dakordësua mes Moskës e Kievit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi dje, 8 maj,...

Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, LVV propozon Albin Kurtin për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si kandidat për...

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, rritet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotme...