Nigeri, rritet në 36 numri i të vdekurve nga shembja e ndërtesës

Më datë:

Numri i të vdekurve të nxjerrë nga rrënojat e një ndërtese 21-katëshe e cila u shemb më 1 nëntor në qytetin tregtar të Nigerisë, Lagos, është rritur në 36, transmeton Anadolu Agency (AA).

Koordinatori Shtetëror në Lagos i Agjencisë Nigeriane të Menaxhimit të Emergjencave (SEMA), Ibrahim Farinloye, në një deklaratë me shkrim tha se përpjekjet e shpëtimit po vazhdojnë në lidhje me aksidentin që ndodhi në rajonin Ikoyi të Lagosit më 1 nëntor.

“Deri më tani janë gjetur trupat e 33 burrave dhe 3 grave dhe 9 persona janë plagosur”, tha Farinloye.

Duke theksuar se vlerësohet se shumë njerëz kanë mbetur nën rrënoja, Farinloye tha se përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.

Nuk dihet se çfarë e shkaktoi shembjen e një pjese të kantierit dhe ndërtesës, ku ndodhen apartamente dhe shtëpi luksoze dhe sa persona kanë mbetur nën rrënoja.

Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kontrollit të Ndërtesave në Lagos, Gbolahan Oki, në një deklaratë tha se qeveria i dha kontraktorit lejen për një ndërtesë 15-katëshe, por u ndërtua ndërtesë 21-katëshe.

Oki deklaroi se kontraktori u arrestua dhe u dërgua në gjykatë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tension politik, Berisha: Gonzato ka shtrembëruar qëndrimet e opozitës për integrimin

https://www.youtube.com/live/85QwCAfv0lI?si=FaH8jTiCkqflhKPg&t=77 Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët...

Armëpushim surprizë, çfarë u dakordësua mes Moskës e Kievit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi dje, 8 maj,...

Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, LVV propozon Albin Kurtin për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si kandidat për...

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, rritet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotme...