7.5 C
Tirana

Zjarret në Turqi dalin jashtë kontrollit, satelitët filmojnë pamjet e dhimbshme nga hapësira

Më datë:

Zjarret në Turqi i kanë tejkaluar përmasat e tyre duke u dalluar qartazi edhe nga hapësira.

Nga disa pamje satelitore shihet qartazi shkatërrimi i shkaktuar nga zjarret vdekjeprurëse, të cilat janë përhapur në pjesën jugore të Turqisë.

Deri më tani janë raportuar katër viktima, ndërsa zjarret kanë shkatërruar shtëpi e shumë njerëz janë detyruar të evakuohen nga fshatrat dhe nga qendrat e pushimeve.

Ndonëse dhjetëra zjarre tashmë janë nën kontroll, zjarrfikësit po e vazhdojnë luftën me flakët në 14 vende të gjashtë provincave.

Në ndihmë Turqisë i kanë dalë disa shtete të rajonit.

Rusia dhe Ukraina kanë dërguar aeroplanë për t’i luftuar zjarret nga ajri, ndërsa Azerbajxhani ka njoftuar se do të dërgojë qindra pjesëtarë të ekipeve emergjente, helikopterë dhe pajisje speciale.

Edhe Greqia fqinje ka ofruar asistencë.

Kryetari i qytetit Marmaris ka paralajmëruar se nuk mund ta përjashtojë mundësinë e sabotimit si shkak për një zjarr në një qendër të pushimeve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Trump, optimist për një marrëveshje paqeje Rusi–Ukrainë

Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh optimist lidhur me...

“Të anulohet falja e gjobave”, GJKKO rrëzon kërkesën e  Aulon Kalasë

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur të mos...

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Po shqyrtojmë një sulm parandalues kundër Rusisë

NATO po merr në konsideratë një sulm parandalues kundër...

Vetëvendosje formon koalicion për zgjedhje, PDK dhe LDK të ndara

Kosova mban zgjedhjet e jashtëzakonshme më datë 28 dhjetor...