Akuzat e Petro Koçit për kadastrën/ Artan Lame: Politika të rrijë larg, unë kam çuar dosje për hetim

Më datë:

PATOS-Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka folur në lidhje me akuzat e Petro Koçit në drejtim të Kadasrës së Fierit dhe ka kërkuar që politika të qëndrojë larg nga ky proces por të merret më drejtimin e vet.

Ai është shprehur se e ka dërguar dosjen për hetim të mëtejshëm pasi ka dy kategori dosjesh me probleme. Tek kategoria e parë hyjne gjobat dhe ‘futja e dorës në xhepin e tjetrit’ ndërsa në kategorinë e dytë janë problematikat e trashëguara, shit-blerja. Lame i ka bërë thirrje SPAK për ndihmë.

Deklarata e plotë:

‘’Hedhur akuza më duke fjalë e rëndë. Pa dashur të hyj në polemika, politika ti rrijë larg procesit. Të merret me vizion dhe drejtimin. Kapiteni le të drejtojë anijen, ai që mban motorin le të na lënë të bëjnë punën. Ndryshe anija ose do ngecë ose do të përplaset diku. Politika të rrijë larg këtyre proceseve. Unë vetë si drejtor i përgjithshëm kam çuar dhe po çoj dosje për hetim të mëtejshëm, me një arsyetim shumë të thjeshtë. Ka dy kategori dosjesh me probleme, e para mitmarrja, gjoba, futja e dorës në xhepin e tjetrin. Dhe e dyta janë problematikat e trashëguara, shit-blerjet e dyshimta, troje të dhëna këtu e të regjistruara vend tjetër. Kjo kërkon kohë. Me të dy këto procese po ecim. Le të vijë Prokurori dhe SPAK të na ndihmojë. Disa ditë më parë Petro Koçi hodhi akuza se në Fier duart e krimit janë shtrirë në financat publike dhe tenderat fitohen nga trafikantët. Ai nuk kurseu as administratën, duke dhënë vlerësim negativ për kadastrën dhe arsimin në Fier gjatë fushatës elektorale.”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tension politik, Berisha: Gonzato ka shtrembëruar qëndrimet e opozitës për integrimin

https://www.youtube.com/live/85QwCAfv0lI?si=FaH8jTiCkqflhKPg&t=77 Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët...

Armëpushim surprizë, çfarë u dakordësua mes Moskës e Kievit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi dje, 8 maj,...

Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, LVV propozon Albin Kurtin për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si kandidat për...

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, rritet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotme...