Zbulohet meteoriti antik që hedh dritë mbi fillimin e jetës në Tokë

Më datë:

Një meteorit që daton 4.6 miliardë vjet më parë, që ra në Angli në fillim të këtij viti, ka të ngjarë të jetë një mbetje kozmike nga lindja e sistemit diellor, thonë ekspertët. Një pjesë e objektit me qymyr të zi, u gjet pranë fshatit Woodmancote në Gloucestershire.

Shkencëtarët mendojnë se meteori udhëtoi më shumë se 110 milion milje nga “shtëpia” e tij fillestare në rripin kryesor të asteroideve midis orbitave të Marsit dhe Jupiterit dhe mund t’i japë përgjigje pyetjeve se si filloi jeta në Tokë. Shkëmbi antik është një shembull i rrallë i një kondrite karboni, një lloj meteoriti që shpesh përmban material biologjik.

Imazhi nga Universiteti Loughborough tregon meteorinin e gjetur në Woodmancote, Gloucestershire në Mars nga kimisti Derek Robson

“Kondritet e karbonit përmbajnë përbërje organike, duke përfshirë aminoacidet, të cilat gjenden në të gjitha gjallesat. Të identifikosh dhe konfirmosh praninë e përbërjeve të tilla nga një material që ekzistonte para se të lindte Toka do të ishte një hap i rëndësishëm drejt të kuptuarit se si filloi jeta.”, tha kimisti Derek Robson.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarr i madh pranë QSUT-së, përfshihet një kompleks banimi

Një pallat në kryeqytet, pranë spitalit “Nënë Tereza”, është...

Bisedimet e ardhshme të paqes SHBA-Iran, Vance: Topi është vërtet në fushën tonë

Trafiku detar drejt porteve iraniane në Gjiri Persik dhe...

Samiti i Diasporës, Balla: Duhet të kemi të zgjedhurit tanë nga diaspora në Shqipëri

Nga Samiti i Diasporës që po mbahet në Tiranë,...

Ish-kryebashkiaku i Finiqit shpallet fajtor për abuzim me tenderat, dënohet me 4 vite burg

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...