Shefi i Hamasit në Kajro për rindërtimin e Rripit të Gazës

Më datë:

Një delegacion i udhëhequr nga kreu i Byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, u takua në Kajro me shefin e Shërbimit Informativ egjiptian, Abbas Kamel, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Hamasit thuhet se çështjet rajonale u diskutuan gjatë takimit në Kajro si dhe lufta dhe suksesi i rezistencës palestineze kundër sulmeve të fundit izraelite.

Në takim u diskutua mbi të gjitha aspektet e çështjes palestineze si dhe rindërtimin e Rripit të Gazës.

Zyrtarët diskutuan po ashtu mënyra për të forcuar më tej marrëdhëniet midis Palestinës dhe Egjiptit.

Shefi i inteligjencës së Egjiptit, Kamel më parë u takua me zyrtarë izraelitë dhe palestinezë gjatë një vizite në Tel Aviv, Ramallah dhe Gaza nga 30 deri më 31 maj.

 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta...

Begaj takohet me kongresmenin amerikan, fokus stabiliteti në rajon

Presidenti Bajram Begaj ka takuar gjatë një vizite në...

Osum: Gjendet trupi i 73-vjeçares së zhdukur, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat,...