Videot provokuese në Tik Tok, KLGJ vendos sot për fatin e gjyqtares Enkeleda Kapedani

Më datë:

KLGJ do të vendos sot për fatin e gjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani, në një kohë kur Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka kërkuar shkarkimin për shkelje disiplinore, pas videove të publikuara në rrjetin social TikTok.

Dy ditë më parë u bën publike disa video të Kapedanit që kishte publikuar në Tik Tok në zyrën e saj në Gjykatën e Elbasanit apo edhe në ambiente të tjera.

ILD kërkoi menjëherë shkarkimin e saj pasi ka shkelur Kodin e Etikës Gjyqësore duke kryer sjellje të pahijshme dhe shkelur parimin e integritetit.

Në disa prej videove të publikuara dukej se si ajo brenda zyrës së Gjykatës filmonte veten nën ritmet e këngës “Mafia”. Ndërsa në disa video të tjera ajo shihet duke udhëtuar me automjetin e saj po në shoqërinë e ritmeve të tilla dhe këngëve të njohura nga reperat shqiptarë.

Mirëpo në një video ajo shihet se ngre gishtin e mesit, teksa shijon ritmet e muzikës në sfond. Më tej ajo bën edhe veprime sikur po gjuan me kallash, duke shoqëruar kështu tekstin e këngës që po dëgjon.

Kapedani u emërua kryetare e Gjykatës së Elbasanit në 30 shtator 2020, pas dorëheqjes së gjyqtarit Zihni Shahu. Në dhjetor 2019, ajo bëri bujë ne medie pasi ka liruar nga burgu Viktor Ymerin e bandës së Gaxhait.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Amortizimi i godinave/ Copat e mermerit shkëputen nga fasada e Gjykatës së Durrësit

Fasada e jashtme e Gjykatës së Durrësit ka pësuar...

PEKIN – Rusia dhe Kina “kritikojnë” veprimet ushtarake të SHBA-së

 Në një deklaratë të përbashkët midis Rusisë dhe Kinës...

“Veliaj dhe 7 të pandehurit përballë drejtësisë, gjykata shtyn seancën”

Erion Veliaj dhe 7 të bashkëpandehurit e tij do...

Hita: Situatë e papranueshme në Sarandë, reflektim për rikthimin e besimit të qytetarëve te policia

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor...