Sherr mes dy të rinjve në Elbasan, plagoset 25-vjeçari, arrestohet autori i mitur

Më datë:

Një 16-vjeçar është vënë në pranga në Elbasan pasi ka tentuar të vrasë një 25-vjeçar.

Siç njofton policia, bëhet fjalë për një 16-vjeçar me iniciale M.J, i cili ka tentuar që të vrasë me thikë një 25-vjeçar për motive të dobëta.

Ky i fundit ndodhet në spital dhe fatmirësisht, jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, shtetasin: M. J., 16 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Kongresi”, Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin J. V., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Akuza për zaptim tokash në Lushnje, Braçe reagon pas gjyqit në GJKKO”

Deputeti Erion Braçe ka lënë ambientet e GJKKO. Braçe...

“Kontrolle të papritura në burgun e Vlorës, zbulohet dhe sekuestrohet telefon celular në qeli”

Në vijim të kontrollove të befasishme në IEVP Vlorë...

Aksident në Lushnjë-Berat/ Makina përplaset me motorin, plagoset turisti

Tjetër aksident i rëndë në rrugën nacionale Lushnjë-Berat në...

Rriten sërish çmimet e naftës dhe benzinës në vend

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të hënë çmimet...