Amortizimi i godinave/ Copat e mermerit shkëputen nga fasada e Gjykatës së Durrësit

Më datë:

Fasada e jashtme e Gjykatës së Durrësit ka pësuar shembje të pjesshme.

Copa të shumta mermeri kanë rënë në trotuarin përpara hyrjes së gjykatës.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se copat e mermerit kanë rënë nga një dritare e katit të katërt të godinës, aty ku janë ambientet e Prokurorisë së Durrësit. Fatmirësisht në çastin kur copat e mermerit janë shkëputur nga fasada nuk ka pasur kalimtar në trotuar, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.

Problemet me amortizimin e godinave të gjykatave apo prokurorive janë ngritur disa herë nga drejtues të lartë të institucioneve të drejtësisë, kurse ky është rasti i dytë brenda pak ditëve që një godinë në Durrës pëson shembje, duke ngritur shqetësimin për sigurinë e qytetarëve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Përplasi automjetin e policisë në Durrës nën efektin e alkoolit, lihet në burg shoferi 44-vjeçar

44-vjeçari që përplasi automjetin e policisë në Durrës për...

“Rama: BE gaboi që nuk udhëhoqi negociatat me Rusinë, ja propozimi për zgjerimin”

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë të gjatë...

PEKIN – Rusia dhe Kina “kritikojnë” veprimet ushtarake të SHBA-së

 Në një deklaratë të përbashkët midis Rusisë dhe Kinës...

“Veliaj dhe 7 të pandehurit përballë drejtësisë, gjykata shtyn seancën”

Erion Veliaj dhe 7 të bashkëpandehurit e tij do...