“Nuk i çojmë fëmijët në tjetër shkollë”, vazhdon protesta e banorëve në Shipanicë të Kamenicës

Më datë:

Edhe sot, banorët e fshatit Shipanicë e Poshtme e Kamenicës kanë protestuar kundër mbylljes së shkollave, në kuadër të reformave në arsim që po i bën Komuna e Kamenicës.

Banorët kanë deklaruar se nuk do të heqin dorë nga protesta, derisa të realizohen kërkesat e tyre.

“Kërkesa jonë është mos me u mbyllë shkollat. Dimrit kah kisha s’mund t’i çojë, 3 kilometra është larg. Ka thënë transporti, por ndoshta verës i çon diqysh, dimrit s’mun i çon.

Autobusët nuk dalin ku po thotë ai [kryetari]”, ka deklaruar një banor i Shipanicës.

E Liridon Shabani i cili të dielën i doli përpara veturës së Komunës së Kamenicës, ka deklaruar se këtë veprim e ka bërë për fëmijët e tij.

“Atë veprim e kam bë vetëm për veti, s’më ka shti kërkush. Qëndron Kastrati mbrëmë në një intervistë kish thënë se unë jam prej partive politike, por unë asnjë parti s’e përkrahi, e kam bë për fëmijët e mi, katër fëmijë i kam në shkollë.

Unë foli për veti, jo për krejt banorët, por qysh e di krejt janë në mbështetje tonën. Ne nuk i çojmë fëmijët në tjetër shkollë, Qëndron Kastratit i them publikisht, Liridon Shabani jam,.

Jo në gjyq, po ku të dojë përballem me të, deri ku të duan të më ndjekin, nuk e kam atë problem, nuk e kam sulmuar asnjë person zyrtar”, ka deklaruar Shabani.

Po ashtu, përveç banorëve, në afërsi të shkollës u panë edhe forcat policore që po patrullonin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Përshkallëzohet protesta, makina e deputetit goditet me vezë dhe shkelma

Vazhdon revolta e qytetarëve kundër deputetëve të Kuvendit, pas...

Në vend të Klodiana Spahiut, Evis Kushi zgjidhet nënkryetare e Kuvendit

Kuvendi ka zgjedhur Evis Kushin në postin e nënkryetares...

Balla: Projektligji për pagat e magjistratëve kalon më 17 shtator, sulmon opozitën

Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, kreu i Grupit...

Kryeministri Rama takon ambasadoren e re të BE-së: Mirë se erdhe në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim sot në...