Vazhdon revolta e qytetarëve kundër deputetëve të Kuvendit, pas mbarimit të seancës.
Protestuesit kanë gjuajtur me vezë, por edhe me shkelma e me mjete të tjera rrethanore makinën tip Benz të një deputeti.
Automjeti qëndroi për pak kohë në një vend, ndërsa më pas u largua me shpejtësi.
Revolta e qytetarëve vijon, teksa po ndërmarrin aksione të ndryshme.


