Vrasja e Everest Çakës në Elbasan, SHÇBA del me njoftimin e rëndësishëm

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar në disa media se policia ka mbërritur me vonesë pasi u vra Everest Caka në Elbasan dhe u plagos bashkëshortja e tij.

SHÇBA thotë se policia nuk ka mbërritur me vonesë në vendngjarje, duke reaguar në kohë për ngritjen e postblloqeve dhe mbledhjen e provave në vendngjarje, në funksion të zbardhjes së rrethanave dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje kriminale.

NJOFTIMI

SHÇBA sqaron opinionin publik dhe mediat për veprimet e Policisë së Elbasanit pas ngjarjes më datë 11.05.2021, ku mbeti i vrarë shtetasi E.C. dhe u plagos shtetasja S.C.

Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media, ku thuhet se Policia e Elbasanit ka reaguar me vonesë pas sinjalizimit në sallën operative për ngjarjen, SHÇBA sqaron se nuk ka asnjë hetim për Policinë e Elbasanit dhe këto pretendime nuk janë të vërteta.

Nga konstatimet e SHÇBA, veprimet e Policisë së Elbasanit kanë qenë konform procedurave standarde, duke reaguar në kohë për ngritjen e postblloqeve dhe mbledhjen e provave në vendngjarje, në funksion të zbardhjes së rrethanave dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje kriminale.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi