Kryeministri Rama takon ambasadoren e re të BE-së: Mirë se erdhe në Tiranë

Më datë:

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim sot në 8 shtator me ambasadoren e Bashkimit Europian në Tiranë Sofia Moreira de Sousa.

Kreu i qeverisë shqiptare i ka uruar De Sousa-s mirëseardhjen në vendin tonë.

“Mirëseardhja në Tiranë e ambasadores së re të Bashkimit Europian, Sofia Moreira de Sousa”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Për tre vitet e ardhshme zyra e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë do të drejtohet nga Sofia Moreira de Sousa.

De Sousa paraqiti më 2 shtator letrat kredenciale pranë presidentit të Republikës.

De Sousa vjen në një moment shumë të rëndësishëm për fatin e anëtarësimit të Shqipërisë, pikërisht kur kemi mbyllur 3 kapitujt e parë të negociatave dhe vendosur si objektiv për mbylljen e të gjithë procesit deri në fund të vitit të ardhshëm.

Sofia Moreira de Sousa zëvendëson në këtë detyrë italianin Silvio Gonzato.

Mesazhi i parë i ambasadores së BE-së: Mbështetje për procesin e integrimit për Shqipërinë

Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, përcjolli mesazhin e parë për popullin shqiptar më 4 shtator. Ambsadorja e BE-së në Tiranë, nga qendra e kryeqytetit tonë ripërsëriti mbështetjen për Shqipërinë në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

“Është nder të jem këtu, në një moment kaq vendimtar të rrugës së shqiptarëve drejt Bashkimit Evropian. Së bashku me ekipin tim në Delegacionin e Bashkimit Evropian, jam këtu për të mbështetur çdo hap të shqiptarëve drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Në koordinim të ngushtë me Shtetet Anëtare, do të angazhohemi me gjithë partnerët dhe aktorët drejt këtij qëllimi të përbashkët”.

Diplomatja portugeze nuk e fshehu kënaqësinë që do të jetë në Shqipëri përgjatë mandatit të saj.

“Në katër vitet e ardhshme të misionit tim në këtë vend të bukur dhe mikpritës, mund të mbështeteni në angazhimin tim absolut për të ndërtuar së bashku të ardhmen evropiane të shqiptarëve. Kam dëgjuar shumë për mikpritjen e popullit shqiptar. Mezi pres të udhëtoj në mbarë vendin për ta përjetuar vetë.”

Kush është ambasadorja e re e BE-së në Shqipëri

Ambasadorja e re BE-së në Shqipëri ka lindur në Porto të Portugalisë dhe ka studiuar për drejtësi.

Më herët ka qenë ambasadore e BE në Kepin e Gjelbër, ndërsa ka drejtuar 5 vitet e fundit përfaqësinë e Komisionit Europian në Portugali.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Balla: Projektligji për pagat e magjistratëve kalon më 17 shtator, sulmon opozitën

Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, kreu i Grupit...

Alarm për zjarret, Dibra dhe Lezha ndër zonat më të prekura

Ministria e Mbrojtjes informoi sot se gjatë 24 orëve...

Nismë e re për financimin e grave sipërmarrëse, krijohet paneli kombëtar analitik

Banka e Shqipërisë dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe...

Ngërçi me pagat e magjistratëve, administrata e gjykatës së Tiranës bojkoton punën

 Administrata e Gjykatës së Tiranës ka bojkotuar sot punën...