Iran, jep dorëheqje ndihmësi i lartë i Rouhanit për shkak skandalit të përgjimeve

Më datë:

Ndihmësi i lartë i Presidentit të Iranit Hassan Rouhani ka dhënë dorëheqjen mes reagimeve në rritje për rrjedhjen e diskutueshme të bisedave të ministrit të Jashtëm të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra e Rouhanit përmes një deklarate të enjten tha se Hesamuddin Ashena, i cili drejtoi Qendrën për Studime Strategjike, një grup politik me ndikim në zyrën presidenciale, është zëvendësuar me zëdhënësin e qeverisë Ali Rabaie.

Ashena është llogaritur i dyshuari kryesor për rrjedhjen e bisedave të Javad Zarif-it, i cili që nga kjo kohë është zhytur në një krizë të madhe politike si kryediplomati i vendit, ndërsa disa zëra konservatorë kërkojnë largimin e tij.

Rouhani ishte distancuar vet dhe kishte distancuar qeverinë të mërkurën nga deklaratat e Zarif-it dhe u zotua për veprim të ashpër kundër atyre që ndihmuan në publikimin e bisedave në një rrjet të huaj televiziv.

Ashena drejtoi ekipin që regjistroi audion si pjesë e një projekti të klasifikuar të historisë gojore.

Duke cituar Rouhanin, deklarata thekson se kreut të ri të Qendrës për Studime Strategjike do t’i kërkohet të përgatisë raporte dhe plane mbi çështje të politikës së brendshme dhe të jashtme, ekonomike, sociale dhe kulturore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Furnizonte shpërndarësit e drogës me kokainë, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të koduar...

Dorëzohet Qendra e parë e Çaktivizimit të Armëve, Lamallari: Forcon sigurinë, afron Shqipërinë me BE

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, mori pjesë në ceremoninë...

Bordi i Transparencës ul çmimin e karburanteve, nafta shkon 185 lekë/litër

Bordi i Transparencës vendosi në mbledhjen e radhës çmimet...

OSBE mbështet forcimin e kapaciteteve për çaktivizimin e armëve të zjarrit në Shqipëri

Për të rritur kapacitetet e Shqipërisë kundër trafikimit dhe...