Meta: Tronditës, drejtësia të zgjohet dhe të nisë urgjent hetimet për këtë skandal të rëndë

Më datë:

Presidenti Ilir Meta reagon pas publikimit të përgjimeve nga gazetari investigatv, Artan Hoxha, për drejtorin e Kadastrës, Artan Lame, ku mes të tjerash në audio dëgjohet të thotë se “nga 170 mijë dosje legalizimesh, vetëm 60 mijë bëhen, kurse për mbi 100 mijë të tjerë situata duhet mbajtur varur”.

Meta e cilëson tronditës audio-përgjimin e Lames, që sipas tij, provon se për “Rilindjen” shqiptarët janë “mish për top”, ndërsa i bën thirrje drejtësisë “të zgjohet dhe të nisë menjëherë hetimet për këtë skandal të rëndë”.

Reagimi i Metës:

Një audio-përgjim tronditës, që provon se për “Rilindjen” shqiptarët janë “mish për top”, ndërsa zyrat e shtetit, që paguhen me taksat tona, janë kthyer në strofulla të fuksave, banditëve, të korruptuarve, shkelësve të ligjit dhe “taksidarëve” të biznesit kriminal të votës.
Pres nga Drejtësia të zgjohet dhe të nisë menjëherë hetimet për këtë skandal të rëndë, që meriton ndëshkim.
I bëj thirrje Policisë së Shtetit, të bëjë kujdes dhe të ndalë përpjekjet për manipulimin e provave të flagrancës të krimit zgjedhor.
Mos e detyroni popullin të arrestojë të paudhët!

 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Vendimi i gjykatës: Burg për Petri Bozon pas aksidentit me fëmijën

Gjykata e Elbasanit ka lënë në arrest me burg...

Lista e Kombëtares, Maran: Sulmuesit me mua kanë shënuar rekord golash

Trajneri i ri i Kombëtares, Rolando Maran, foli në...

Borxhi 30 mijë € që “u shlye” me një plumb, si u plagos i riu në Kinostudio

Detaje të reja për plagosjen e ndodhur në Tiranë pak para...

Shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave, 17 të arrestuar në Shijak e Manzë

Policia e Durrësit ekzekutoi 17 masa sigurie në kuadër...