Shqipëria e 4-ta në Evropë për rritjen e ekosistemit të startup-eve

Më datë:

Raporti Global i Ekosistemit të Startup-eve 2026 i StartupBlink rendit Shqipërinë në vendin e 75-të në botë me +71.1% rritje vjetore.

Shqipëria është renditur ekosistemi i 4-ët më në rritje i startup-eve në Evropë në Raportin Global të Ekosistemit të Startup-eve 2026, sipas një raporti të publikuar nga StartupBlink, harta më gjithëpërfshirëse globale e ekosistemeve të startup-eve.

Vendi ynë u ngjit tetë vende në renditjen globale, për tu renditur në vendin e75 në botë, kërcimi më i madh i barabartë mes vendeve evropiane dhe i 3-ti më i madhi në mbarë botën. Shqipëria rikthehet kështu në top 80-shen botërore me +71.1% rritje vjetore të ekosistemit, rritja e 4-ët më e lartë në kontinent.

Ky rezultat, pozicionon Shqipërinë mes vendeve me dinamikën më të fortë inovative në Evropë dhe konfirmon ndikimin e reformave të fundit në sektorin e inovacionit dhe sipërmarrjes.

Vetë ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj lidhur me këtë raport shprehet se: Sot Shqipëria është një histori e ndryshme nga ajo që ishte një vit më parë. Renditja e 4-ët më në rritje në Evropë është konfirmim ndërkombëtar se strategjia jonë po funksionon: investim publik, reforma të thella, dhe besim te sipërmarrësit tanë. Ekosistemi shqiptar i inovacionit dhe startup-eve po shndërrohet në një motor real të ekonomisë. Po ndërtojmë një Shqipëri ku talentit i ofrohet mundësia, kapitali vjen, dhe inovacioni akseleron rritjen ekonomike.

Ky përmirësim, vjen pas marrjes së një sërë masave gjatë 2 viteve të fundit si themelimi i Agjencisë Startup Albania si dhe konsolidimi i portofolit te inovacionit nën ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit.

Cikli i fundit  i skemës së granteve të agjencisë në vitin 2026 tërhoqi plot 1,179 aplikantë startup-e dhe 40 nga institucionet mbështetëse të inovacionit me pjesëmarrje rekord prej 40.6% sipërmarrje të udhëhequra nga gra dhe vajza.

Raporti vëren gjithashtu se renditja e Shqipërisë në Indeksin e Mjedisit të Biznesit për Inovatorët (60 nga 125 vende) tregon kushte themelore biznesi më të forta sesa rezultatet aktuale të ekosistemit duke sinjalizuar potencial të mëtejshëm rritjeje në vitet e ardhshme.

Tirana mbetet i vetmi qytet shqiptar i renditur në raport. Zhvillimi i qendrave startup përtej kryeqytetit është identifikuar si prioriteti strukturor kryesor për fazën e ardhshme. Ndërkohë, vetë Raporti Global i Ekosistemit të Startup-eve 2026 i StartupBlink rendit 1,000 qytete dhe 125 vende sipas forcës së ekosistemit, duke përdorur tregues të sasisë, cilësisë dhe mjedisit të biznesit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

E rëndë në Zvicër! Tre të plagosur në një sulm me thikë në stacionin e trenit

Tre persona janë plagosur në një sulm me thikë...

Koçiu: Nuk kemi penguar drejtësinë, opozita dështoi në sulmet ndaj nesh

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu në një dalje për mediat pas...

Vendimi i gjykatës: Burg për Petri Bozon pas aksidentit me fëmijën

Gjykata e Elbasanit ka lënë në arrest me burg...