Koncensioni i sterilizimit në SPAK, Rama: Ju kanë kërdisur papushim me gënjeshtrën se PPP-të janë paratë tuaja që i dhurohen privatit

Më datë:

Kryeministri Edi Rama reagon pas akuzave të opozitës për koncesionin e sterilizimit, duke thënë se e vërteta nuk është ajo që thuhet.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thekson se, sipas tij, “e vërteta është se deri dhe DJE jo 30 a 50 vjet më parë, po dje fare pak vite më parë, mjerë kush shtrihej në një sallë operacioni se ia hapnin barkun me pinca të kohës së dashurisë shqiptaro-kineze, mbuluar me çarçafë të “sterilizuar” për të larë gojën, në operacione që këtu në Shqipërinë tonë pasoheshin me një nga përqindjet më të larta të infeksioneve post-operatore në planet”.

Mesazhi i Ramës:

JU KANË RROKANISUR KOKËN ME DOKRRAT SHURDHUESE për PPP-të (Partneritetet Publike Privat) dhe e keni dëgjuar shpesh edhe “koncesionin e sterilizimit”, si një gjynah të madh të kësaj qeverie të poshtër, POR E VËRTETA ËSHTË se deri dhe DJE jo 30 a 50 vjet më parë, po dje fare pak vite më parë, mjerë kush shtrihej në një sallë operacioni se i’a hapnin barkun me pinca të kohës së dashurisë shqiptaro kineze, mbuluar me çarçafë të “sterilizuar” për të larë gojën, në operacione që këtu në Shqipërinë tonë pasoheshin me një nga përqindjet më të larta të infeksioneve post-operatore në planet?

Ndërsa sot, falë PPP-së së instrumentave mjekësorë dhe sterilizimit, përqindja e infeksioneve post-operatore ka rënë në përqindjen normale të mesatares europiane, si REZULTAT i INVESTIMIT PRIVAT që ka garantuar instrumenta mjekësorë të cilësisë së lartë dhe sterilizim të standarteve europiane?

Ju kanë kërdisur papushim me gënjeshtrën se PPP-të janë paratë tuaja që i dhurohen privatit, POR JO, NË PARTNERITETET PUBLIK PRIVAT JANË PARATË E PRIVATIT QË INVESTOHEN PËR SHËRBIME SHUMË MË TË MIRA PËR JU, ndërsa shteti i’a shlyen privatit me këste në vite ato para dhe kur janë shlyer të gjitha, INVESTIMET KTHEHEN NË PRONË E SHTETIT?

Ju besoni kë të doni e çfarë të doni, po ËSHTË E SIGURTË SE NËSE DO TË JU DUHET TË BËNI NJË NDËRHYRJE KIRURGJIKALE FALË PPP-së, NUK DO TË HIQNI TË KËQIAT E MËDHA QË HOQËN PËR DEKADA qytetarët e prekur nga infeksionet post-operatore (të cilat janë vetëm një prej disa të mirave të këtij Partneriteti Publik Privat).

#ShëndetësiaqëDuam?
#ShqipëriaqëDuam??☀️

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, rritet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotme...

Radhimë, flakë në biznesin buzë detit: pronarët tregojnë dyshimet e tyre

Një ditë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme...

Veliaj dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon zëvendësimin e masës së arrestit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka dorëzuar...

Rama: Reforma në drejtësi ka sjellë një sistem unik në rajon

Në ditën e Europës, kryeministri Edi Rama deklaroi se...