14.5 C
Tirana

Ministri Çuçi takon ambasadorin Soreca, në fokus dhe përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit: BE mbetet një partner i pazëvendësueshëm

Më datë:

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është takuar sot me ambasadorin e BE në Shqipëri Luigi Soreca.

Ministri Çuçi shkruan pas takimit se është diskutuar për vijimin e bashkëpunimit të ngushtë mes Shqipërisë dhe BE, por edhe përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit dhe angazhimin e Ministrisë së Brendshme në këtë proces.

“Prita sot në një takim Ambasadorin e BE-së në Shqipëri, z.Luigi Soreca. Diskutuam për vijimin e bashkëpunimit të ngushtë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian në çështje të interesit të përbashkët që lidhen me rendin, sigurinë, migracionin, luftën kundër krimit të organizuar dhe ndihmën në kuadër të programit IPA III. Biseduam gjithashtu për punën përgatitore të zgjedhjeve të 25 prillit dhe angazhimin e Ministrisë së Brendshme në këtë proces. Bashkimi Europian mbetet një partner i pazëvendësueshëm për Shqipërinë në procesin e integrimit dhe anëtarësimin e plotë në union. ”, shkruan ministri Çuçi.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Perspektiva e paqartë për centrale të reja në Zvicër

Fondacioni Zviceran për Energjinë (SES) paralajmëron se heqja e...

Përplasjet me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca Shehajn

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda...

Truri “fiket” papritur para gjumit

Truri përgjumet në mënyrë të papritur dhe jo gradualisht....

Trump shpall Arabinë Saudite aleat kryesor jo-NATO dhe nënshkruan marrëveshje historike

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur Arabinë Saudite si...