Kosova ndryshon masat antiCovid/ Hiqet ora policore, zbardhen ndryshimet e tjera

Më datë:

Ora policore do të hiqet në të gjitha komunat e vendit. Do të zgjatet orari i punës për lokalet e gastronomisë. Po ashtu, do të lejohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve.

Qeveria e Kosovës në detyrë, së shpejti pritet të miratojë masat e reja anti-Covid, raportojnë mediat vendase.

Burime të Ministrisë së Shëndetësisë bëjnë me dije se do të hiqet ora policore në të gjitha komunat e vendit.

Po ashtu, do të zgjatet orari i punës për gastronominë, nga ora 20:00 sa është tani, deri në orën 21:00 ose 22:00, kjo do të bëhet për secilin kategorizim të komunave.

Me masat e reja, lehtësim do të ketë edhe për veprimtaritë e tregjeve publike të automjeteve dhe kafshëve, deri në 30 për qind të përfaqësues së kapacitetit të hapësirave.

Express mëson po ashtu se nuk do të lejohen grumbullimet e qytetarëve dhe tubimet publike me më shumë se 30 persona.

Ndërkohë, drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar për Gazetën Express se pas rënies së numrit të rasteve pozitive dhe kalimit të shumicës së komunave nga zona e kuqe në zonën e verdhë apo të gjelbër, ka ardhur momenti për lehtësim të masave.

“Pasi shumica e komunave të cilat kanë qenë të kategorizuara në zonën e kuqe kanë kaluar në zona të verdha apo të gjelbërta dhe duke marrë parasysh që këto masa kanë dhënë rezultate pozitive, pasi numri i rasteve pozitive është në rënie e sipër, po ashtu pasi masat nuk janë rishqyrtuar për një kohë të caktuar, mendojmë se ka ardhur momenti që të ftohet takimi ndërinstitucional për rishqyrtim të masave. ”, ka deklaruar Ibrahimi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Këlliçi: Licensimi i bankës digjitale, proces që kërkon transparencë të plotë

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi në interpelancën e...

Nga SkyECC te gjykata, Igli Haxhiaj përfundon nën akuzë pas hetimeve të SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

“Mos voto më 14 maj”/ Shtyhet seanca në GJKKO ndaj kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi

GJKKO ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj kryebashkiakes së Roskovecit,...

“Situatë alarmante në spital”, Korreshi: Minjtë në pediatrinë e Lushnjës, ku është Ministrja?

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka kërkuar në Kuvend...