Kompania CureVac nis testimin final për vaksinën kundër COVID-19

Më datë:

Kompania bioteknike gjermane CureVac ka nisur fazën e fundit të provave klinike për CVnCoV, kandidati i vaksinës kundër COVID-19, raporton (AA).

Më shumë se 35 mijë vullnetarë nga Evropa dhe Amerika Latine pritet të marrin pjesë në testim, me pjesëmarrësin e parë tashmë të regjistruar, thuhet në deklaratën e kompanisë. 

Pjesëmarrësit e moshës 18-vjeç ose më lart do të marrin dy doza të vaksinës ose placebo (substancë pa efekt terapeutik).

“Të dhënat e sigurisë klinike dhe imunogjenitetit të arritura deri më sot duken premtuese dhe ne shpresojmë që ky testim të vazhdojë të demonstrojë ndikimin e teknologjisë mARN dhe vaksinës sonë për të parandaluar COVID-19, dhe për të ndihmuar në mposhtjen e kësaj pandemie”, deklaroi Dr. Franz-Werner Haas, drejtori ekzekutiv CureVac.

Nëse testet janë të suksesshme, CureVac do të bëhet kompania e dytë gjermane që zhvillon vaksinë kundër COVID-19 pas BioNTech, së bashku me gjigandin e farmacisë amerikane Pfizer, vaksina e të cilit është aprovuar në SHBA dhe në pritje të autorizimit të përdorimit emergjent në Evropë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha rikonfirmohet në krye të PD me mbi 37 mijë vota pro

ali Berisha është rikonfirmuar në krye të Partisë Demokratike...

Rudin Hylviu zgjidhet kryetar i PD-së në Kavajë, Qosja: Fillon puna për zgjedhjet e ardhshme

Dega e Partisë Demokratike në Kavajë ka përfunduar procesin...

BEOGRAD – Serbia pezullon trafikun hekurudhor para protestës së studentëve

 Shërbimet  hekurudhore në të gjithë Serbinë u pezulluan sot...

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve...