Londër, Javid: Disa kompani do të vuajnë nga Brexit

Më datë:

Disa kompani do të përfitojnë nga Brexit, disa të tjera jo, deklaroi ministri britanik i Financave, Sajid Javid, në një intervistë për “Financial Times”.

“Pas divorcit me Brukselin do të ketë një ndikim në një mënyrë apo në një tjetër”, theksoi ai.

Javid njoftoi gjithashtu se nuk do të ketë përafrim me rregullat e BE-së dhe se kompanitë britanike do të duhet të përshtaten me rregullat e reja.

Kryeministri britanik, Boris Johnson do të mbajë një fjalim special për britanikët në mbrëmjen e 31 janarit, ditë kur Britania e Madhe do të largohet nga Bashkimi Europian.

Për më shumë, në kuadër të Brexit, një monedhë speciale prej 50 pence do të dalë në qarkullim, mbi të cilën do të jenë të shënuara fjalët “paqe, begati dhe miqësi me të gjitha kombet”./ATSH

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: “Mazhoranca nën diktatin e Ballukut, Rama mungon nga frika”

Po diskutohet në Kuvend projektligji për akcizën dhe taksat...

Trump: Konflikti me Iranin do të përfundojë shpejt

Presidenti amerikan Donald Trump shprehu besimin në një mesazh...

A ka lidhje “Haga” me zgjedhjet? Kryeministri Kurti: Nuk shoh lidhje me vendimin për Thaçin

Albin Kurti e distancoi krejtësisht veten dhe qeverinë e...

Hoxha takim me Rutte: Në gjeopolitikën e sotme, NATO më e rëndësishme se kurrë

 Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha...