Siri/ Regjimi i Asadit denoncohet në Gjermani për masakrat me armë kimike

Më datë:

Avokatët e viktimave prej sulmeve me armë kimike në Siri kanë denoncuar shtetin sirian para drejtësisë gjermane për dy masakra që i kushtuan jetën të paktën 1400 njerëzve gjatë sulmeve në Ghouta në vitin 2013 dhe në Khan Shaykhun në vitin 2017. Nëse kërkesa e avokatëve pranohet nga gjykata gjermane, Bashar al Assad dhe njerëzit e tij mund të përfundojnë në gjyq në Berlin.

Damasku gjithmonë ka mohuar të ketë përdorur armë kimike kundër civilëve, por një hetim i komisionit i Kombeve të Bashkuara për masakrën e Ghouta të vitit 2016 konfirmoi përdorimin e sarinës dhe drejtoi gishtin drejt qeverisë siriane.

Ky është procedimi i dytë për krimet e kryera gjatë luftës në Siri që hapet në Gjermani, ku është i vlefshëm parimi i “juridiksionit universal”, i cili autorizon një shtet të ndjekë penalisht autorët e krimeve të rënda, pavarësisht nga kombësia ose vendi i origjinës së tyre si dhe krimet ku janë kryer.

Avokatët kanë mbledhur dëshmi nga 17 të mbijetuar dhe 50 dezertorë të cilët janë në dijeni për programin e armëve kimike të qeverisë siriane dhe planet për të kryer dy sulmet.

Një muajin prill ka nisur në Gjermani një tjetër proces gjyqëror në qytetin në Koblenz ndaj disa anëtarëve të shërbimeve të sigurisë së Asad të cilët akuzohen për krime kundër njerëzimit, përfshirë tortura dhe abuzime seksuale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Policia gati për protestën e opozitës, Hita: Do reagojmë sipas procedurave në rast shkeljesh

Kryepolici Skënder Hita në një konferencë për mediat u...

Berisha: “Mazhoranca nën diktatin e Ballukut, Rama mungon nga frika”

Po diskutohet në Kuvend projektligji për akcizën dhe taksat...

Trump: Konflikti me Iranin do të përfundojë shpejt

Presidenti amerikan Donald Trump shprehu besimin në një mesazh...

A ka lidhje “Haga” me zgjedhjet? Kryeministri Kurti: Nuk shoh lidhje me vendimin për Thaçin

Albin Kurti e distancoi krejtësisht veten dhe qeverinë e...