NATO: Gati për mekanizmin e zgjidhjes së konfliktit greko-turk

Më datë:

NATO u shpreh sot e gatshme për të zhvilluar mekanizmin e zgjidhjes së konflikteve në marrëdhëniet greko-turke, ndërkohë që Greqia është në pritje të datës së rifillimit të dialogut me fqinjën e saj.

“Ne jemi të gatshëm të zhvillojmë më shumë mekanizmin e zgjidhjes së konflikteve në det dhe në ajër, gjë që lehtëson përpjekjet diplomatike”, deklaroi në Athinë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në përfundim të bisedimeve me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

Stoltenberg rikonfirmoi se kishte shpresë që mosmarrëveshjet midis dy aleatëve të mund të zgjidhen tashmë vetëm me negociata në një frymë solidariteti dhe sipas ligjit ndërkombëtar .

Athina dhe Ankaraja kohët e fundit ranë dakord të krijojnë një linjë të përhershme të drejtpërdrejtë për të shmangur rrezikun e aksidenteve dhe incidenteve në Mesdheun Lindor dhe për të ndihmuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis dy vendeve.

Mitsotakis u shpreh i gatshëm për rifillimin e dialogut me Turqinë.

“Ne presim që një datë të vendoset menjëherë për fillimin e bisedimeve me objektivin e vetëm delimitimin e zonave detare në Deti Egje dhe në Mesdheun Lindor”, deklaroi ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Policia gati për protestën e opozitës, Hita: Do reagojmë sipas procedurave në rast shkeljesh

Kryepolici Skënder Hita në një konferencë për mediat u...

Berisha: “Mazhoranca nën diktatin e Ballukut, Rama mungon nga frika”

Po diskutohet në Kuvend projektligji për akcizën dhe taksat...

Trump: Konflikti me Iranin do të përfundojë shpejt

Presidenti amerikan Donald Trump shprehu besimin në një mesazh...

A ka lidhje “Haga” me zgjedhjet? Kryeministri Kurti: Nuk shoh lidhje me vendimin për Thaçin

Albin Kurti e distancoi krejtësisht veten dhe qeverinë e...