Pas aksidentit fatal në portin e Bejrut-it, Mustapha Adib kandidati kryesor për kryeministër në Liban

Më datë:

Ish ambasadori i Libanit në Gjermani, Mustapha Adib është zgjedhur si kandidat për kryeministër pas dorëheqjes së Hassan Diab, i cili u largua nga posti pas zemërimit masiv popullor prej shpërthimit në portin e kryeqytetit Bejrut  të mbi 2 mijë ton nitrat amoni i cili i cili i mori jetën rreth 200 personave

Adib, 48 vjeç, ka shërbyer si ambasador i Libanit në Gjermani që nga viti 2013.

Ai ka një doktoraturë në drejtësi dhe shkenca politike, dhe më parë ka dhënë mësim në universitete në Liban dhe Francë dhe ka shërbyer gjithashtu si këshilltar i ish-kryeministrit libanez Najib Mikati.

Një grup ish-kryeministrash, duke përfshirë Saad Hariri i cili udhëheq partinë kryesore myslimane sunite të Liban, ‘Lëvizja e Ardhmes’, njoftoi se ata kishin propozuar për kryeministër Mustapha Adib-in.

Nëse nuk ka ndërlikime të minutës së fundit, ambasadori duket se do të emërohet zyrtarisht kryeministër.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha rikonfirmohet në krye të PD me mbi 37 mijë vota pro

ali Berisha është rikonfirmuar në krye të Partisë Demokratike...

Rudin Hylviu zgjidhet kryetar i PD-së në Kavajë, Qosja: Fillon puna për zgjedhjet e ardhshme

Dega e Partisë Demokratike në Kavajë ka përfunduar procesin...

BEOGRAD – Serbia pezullon trafikun hekurudhor para protestës së studentëve

 Shërbimet  hekurudhore në të gjithë Serbinë u pezulluan sot...

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve...