13.5 C
Tirana

U dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, grabiten dy hyrjet e një pallati në Durrës

Më datë:

Kur ende nuk janë bërë dy muaj nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit, që shkatërroi shumë banesa, duke detyruar banorët të largohen, kanë nisur grabitjet në qytetin e Durrësit.

Në Durrës janë grabitur dy hyrjet e një pallati të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Hajdutët kanë shqyer dyert e apartamenteve gjatë natës, dhe kanë hyrë brenda, duke marrë gjithçka në pallatin që ndodhet në kompleksin e Jedas, i cili ishte ndër më të dëmtuarit nga tërmeti.

Ky pallat ruhej me patrullë policie prej ditësh, por siç duket hajdutët kanë shfrytëzuar natën për të kryer grabitjen.

Në vendngjarje ka mbërritur policia shkencore, e cila po ekzaminon gjurmët në të dyja dyert e hyrjeve të grabitura.

Pallati i grabitur ka 285 hyrje dhe është dëmtuar rëndë në pesë katet e para të tij, bashkë me disa prej kolonave mbajtëse.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U la në burg, avokati: Erzen Uka ishte rastësisht në shtëpinë ku ndodhi incidenti

Julian Cumraku dhe Erzen Uka, të arrestuar mbrëmjen e...

Kurti: Ndërtimi i fabrikës së municioneve “Made in Kosova” do të përfundojë vitin e ardhshëm

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti deklaroi se fabrika e...

Qeveria kërkoi rrëzimin e pezullimit të Ballukut, Kushtetuesja shtyn seancën paraprake

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për në datë 2 dhjetor...

Automjete luksoze të vjedhura nga Italia, dy të dyshuar në kërkim

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Stolen...