Trajtimi natyral për këmbë të buta në kushte shtëpie

Më datë:

Këmbët e buta dhe të dhe të shëndetshme janë një nga dëshirat e çdo të rrituri. Pra nuk ka shumë rëndësi nëse jeni burrë apo grua, kur vjen puna tek shëndeti i këmbëve. Siç dihet janë një nga pjesët më delikate të trupit, çdo shqetësim në to do të thotë shqetësim i të gjithë trupit.

Zgjidhjet për këtë problem mund të jenë të shumta duke filluar që nga zgjedhja e këpucëve të duhura, ecja apo trajtimi i duhur i lëkurës. Në këtë artikull do të ndalemi tek trajtimi i këmbëve me mënyra natyrale për t’i pasur sa më të buta e të shëndetshme. Ndiqni mëposhtë hap pas hapi këshillat e mëposhtme:

Çfarë ju duhet
1 filxhan kafe kripë
2 filxhanë kafe sodë buke
1 limon i shtrydhur
10 pika vaj esencial trëndafili apo lavande
Ujë

Si të veproni
Mbushni një kovë apo legen me ujë të vakët ose të nxehtë dhe brenda shtoni të gjithë përbërësit. Është me rëndësi që uji të jetë disi i ngrohtë në mënyrë që të merrni rezultatin e dëshiruar. Pasi të keni hedhur kripën, sodën dhe limonin, zgjidhni vajin tuaj esencial sipas dëshirës. Nëse këtë radhë nuk ju gjendet një në shtëpi mund ta anashkaloni këtë hap dhe të përdorni vetëm përbërësit e tjerë.

Kështu me të përgatitur ujin, zhysni këmbët e pastra në të dhe lërini të pushojnë për 30 minuta, deri sa uji të fillojë të ftohet plotësisht. Gjatë kësaj kohe herë pas here mund t’i fërkoni këmbët me njëra tjetrën, pa i nxjerrë nga uji. Më pas thajini lehtë me peshqir dhe përdorni një limë apo gur të posaçëm për këmbët për t’i lëmuar ato. E gjithë lëkura e vdekur duhet të eliminohet në këtë mënyrë. Kini kujdes të mos i dëmtoni këmbët tuaja teksa i limoni duke ushtruar shumë presion mbi to. Pasi ta keni bërë këtë proces për disa minuta, shpëlajini këmbët me ujë të pastër dhe thajini sërish. Në fund kur ato të jenë të buta e të pastra, lyejeni me pak krem dhe pushoni për disa minuta.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Festë në Vlorë për Pavarësinë, liderët shqiptarë bëhen bashkë në Ditën e Flamurit

Shqipëria nderon sot Ditën e Flamurit Kombëtar dhe kremton...

Kavaja përkujton 27 Nëntorin, ditën e ngritjes së flamurit kombëtar, një ditë para Vlorës

Kavaja ka përkujtuar 27 Nëntorin 1912, një datë të...

Pas marrjes së qeverisë, studentët në Serbi bëjnë publik kandidatin presidencial

Akademiku serb, Radomir Saiçiq është kandidat i Listës Studentore...

“Plumbi i Artë”/ GJKKO dënon me nga 10 vite burg Emiljano Shullazin dhe Astrit Avdylin

Sipas vendimit të GJKKO-së, Emiljano Shullazi dhe Astrit Avdyli...