Industria e turizmit ne Shqiperi, nje prej kolonave kryesore mbeshtetese te ekonomise kombetare rrezikon te pesoje ne ditet ne vijim nje tjeter goditje te forte.

Më datë:

Industria e turizmit ne Shqiperi, nje prej kolonave kryesore mbeshtetese te ekonomise kombetare rrezikon te pesoje ne ditet ne vijim nje tjeter goditje te forte.

Shqiperia fatkeqesisht nuk figuron ne listen e shteteve prej dhe drejt te cilave mund te udhetojne, si turiste, qytetaret e vendeve te BE-se. Ky segment eshte nder kryesoret dhe me fitimpruresit per turizmin dhe ekonomine tone, perjashtimi i tij do te sjelle deme ekonomike te jashtezakonshme, qe i shtohen situates se tmerrshme te shkaktuar nga kriza Covid19.

Lajmin e ben me te hidhur fakti se shtete te tjera te rajonit tone si Mali i Zi dhe Serbia jane nderkaq ne listen e vendeve te lejuara (njelloj si Greqia dhe Kroacia, qe iane ne BE) dhe do te perfitojne nga kjo mundesi duke terhequr edhe qindra mijera turistet qe do te kishin preferuar Shqiperine (dhe qindra miliona eurot qe do te sillnin ata ne arkat e shqiptareve!).

Ne pamundesi per te udhetuar drejt Shqiperise, operatoret turistike europjane do ti orientojne grupet e udhetareve qe kane bere pararezervime per paketat ne vendin tone drejt destinacioneve te tjera te lejuara.

Rishikimi eventual i listes pas dates 15 Korrik do te jete i pavlere, pasi pjesa derrmuese e operatoreve profesioniste dhe udhetareve individuale do ti kene mbyllur tashme rezervimet e tyre tjeterkund.

Nderkaq shpresat per ndonje zhvillim pozitiv ne Shtator-Tetor (fundi i sezonit tone turistik) jane sot per sot thuajse zero po te konsiderojme parashikimet e OBSH-se per rikthimin e fuqishem te pandemise ne vjeshte.

Ne kete kontekst nevojitet nje perpjekje urgjente dhe maksimale e shtetit shqiptar per ta perfshire Shqiperine ne listen perfundimtare te vendeve ku do te lejohet turizmi nga data 1 Korrik, perndryshe pasojat ekonomike dhe sociale do te jene rrenuese.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Muzeu Hebraik në Vlorë, Rama: 200 mijë USD nga Fondi Shqiptaro-Amerikan për Muzeun Labëria

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në platformën “X” lidhur...

BE reagon për gjyqin në Hagë: Vendimi i Speciales duhet respektuar, por nuk është përfundimtar

Bashkimi Europian ka reaguar në lidhje me zhvillimet e...

Protesta e 105-të kombëtare, qytetarët dhe Diaspora në rrugët e Tiranës kundër Ramës

Mbahet sot protesta e 105-të kombëtare kundër qeverisë së...

“Marshi për liri”, Gucati: Kërkojmë drejtësi, jo rishkrim të historisë

 Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së,...