Greqi : Protokolle sigurie kundër COVID-19, të përcaktuara nga të dy shtetet

Më datë:

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë informon qytetarët se duke filluar nga data 15 Qershor 2020 do të rinisin fluturimet e rregullta Tiranë-Athinë dhe Athinë-Tiranë.

Vendimi i Qeverive të të dy vendeve për të rinisur fluturimet e rregullta parashikon edhe zbatimin protokolleve të rrepta të sigurisë kundër COVID-19, të miratuara nga autoritetet e Shëndetit Publik.

Njohja paraprake me këto protokolle dhe zbatimi me përpikëri i tyre nga të gjithë pasagjerët, jo vetëm do të rrisë sigurinë, duke frenuar përhapjen e infeksionit COVID-19, por njëkohësisht do të lehtësojë ndjeshëm të gjithë procedurat që do të ndiqen në aeroportet respektive.

Qeveria Shqiptare është në kontakt të vazhdueshëm me qeveritë e shteteve eVropiane, për të avancuar me procesin e hapjes së aeroporteve nga ana e tyre dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të njoftojë në vijimësi për çdo vendim që lidhet me rinisjen e fluturimeve. U bëjmë thirrje qytetarëve që përpara çdo udhëtimi jashtë vendit të mirë informohen lidhur me protokollet e sigurisë, të hartuara nga vendet ku ata do të udhëtojë dhe që janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjithë udhëtarët.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hita pret fëmijë në zyrë për 1 Qershorin: Punonjësi i policisë, mik i besuar i juaji

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita,...

Rama: “Ndajeni mendjen si doni të vazhdojmë”, mesazh i fortë në deklaratë politike

Kryeministri Edi Rama teksa foli për situatën në Zvërnec,...

Berisha reagon pas protestës në Zvërnec: kritika për policinë dhe mbështetje për investimet e huaja

Berisha foli sot për gazetarët para Prokurorisë së Posaçme...

PD anulon foltoren e së hënës, Berisha: mbështesim protestën e Koalicionit për Familjen në Zvërnec

Partia Demokratike pritet të anulojë foltoren që zhvillon çdo...