Samiti i NATO-s, Trump mbërrin në Ankara

Më datë:

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbërritur në Turqi këtë të martë, 7 korrik, përpara samitit të NATO-s që zhvillohet në Ankara, në një moment kur marrëdhëniet brenda aleancës janë nën presion për shkak të kritikave të vazhdueshme të liderit amerikan ndaj aleatëve. Trump u prit nw aeroport nga Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe Zonja e Parë e Turqisë.

Një nga çështjet kryesore të diskutimeve pritet të jetë rritja e shpenzimeve për mbrojtjen nga vendet anëtare të NATO-s. Sekretari i Përgjithshëm i aleancës ka deklaruar se aleatët kanë bërë “përparim të jashtëzakonshëm” në këtë drejtim, ndërsa Trump ka kërkuar vazhdimisht që vendet partnere të rrisin kontributet e tyre financiare dhe ushtarake.

Një tjetër temë e rëndësishme në samit pritet të jetë çështja e avionëve luftarakë F-35 për Turqinë. Sipas dy zyrtarëve amerikanë, Trump pritet të sinjalizojë gatishmërinë për t’i hapur rrugë shitjes së këtyre avionëve Ankarasë, duke ndryshuar qëndrimin e mbajtur gjatë mandatit të tij të parë, kur ai vendosi një ndalim për këtë marrëveshje.

Siguria në Ngushticën e Hormuzit pritet gjithashtu të jetë pjesë e diskutimeve mes liderëve të NATO-s. Administrata amerikane e konsideron këtë zonë një çështje me rëndësi strategjike për sigurinë ndërkombëtare dhe furnizimet energjetike.

Në fokus të vizitës së Trumpit do të jetë edhe lufta në Ukrainë. Presidenti amerikan pritet të zhvillojë një takim me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë qëndrimit në Ankara.

Gjatë fushatës presidenciale, Trump premtoi se do t’i jepte fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës brenda 24 orëve nga marrja e detyrës, por deri tani administrata e tij nuk ka arritur të paraqesë një rrugë të qartë drejt një marrëveshjeje paqeje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Fushë-Krujë, aksion kundër lojërave të fatit – AMP hap hetim për efektivët

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), në kuadër të operacionit...

Masa për sezonin e zjarreve, Çako: Reagim në kohë reale, qytetarët të sinjalizojnë çdo rast

Në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në Agjencinë...

Dëmtimet në komisariatin nr. 3 gjatë protestës së 4 korrikut, një i arrestuar dhe 7 në hetim penal

Policia e Tiranës në vijim të veprimeve hetimore për...

Miratohen katër projektligje, vijon puna e Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme

 Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme, zhvilloi mbledhjen...