Bordi i Transparencës vendosi në mbledhjen e sotme të ulë çmimin e naftës me 10 lekë për litër.
Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin e standardit SSH EN 590 nuk duhet të jetë më shumë se 196 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë është përcaktuar jo më shumë se 184 lekë për litër.
Për benzinën, çmimi maksimal i shitjes me pakicë është vendosur 180 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë 168 lekë për litër.
Çmimet e reja hynë në fuqi më 7 maj, në orën 12:00, dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku pritet të reflektohen ndryshimet e mëtejshme në treg.
Bordi u bëjnë thirrje operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës të zbatojnë këtë vendim, duke paralajmëruar se në rast shkeljesh do të merren masa deri në pezullimin e aktivitetit.
Ndërkohë, sipas njoftimt të Bordit, çmimet aktuale janë nën kufijtë e përcaktuar në Aktin Normativ nr. 1, datë 3 prill 2026, çka nënkupton se akciza për karburantet do të vijojë të zbatohet në nivel të plotë, 100%.


