Nexhmije Pagarusha, ikona e muzikës shqiptare

Më datë:

93 vjet më parë lindi në fshatin Pagarushë të Malishevës, ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Veprimtaria e saj muzikore 50-vjeçare është aq e gjerë, duke kaluar nga muzika popullore te ajo operistike pasi kishte një vokal të veçantë prej sopranoje. ”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj, e cila ishte shkruar nga tekstshkruesi Rifat Kukaj, me muzikë të kompozuar nga bashkëshorti i Nexhmijes, Rexhep Mulliqi.

Nexhmije Pagarusha përfundoi shkollën e muzikës në Beograd. Gjatë karrierës së saj këndoi mbi 150 këngë. Përveç muzikës ajo u angazhua edhe në aktrim. Ka luajtur në shumë filma duke u vlerësuar maksimalisht nga regjisorët. Interpretoi në filmat “Tre vetë kapërcejnë malin”, “E kafshoja terrin”, “Fluturimi i Micakut” etj. Pagarusha mbajti koncerte në Kosovë, Irazel, Bullgari, Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe në Shqipëri. Në vitin 1984 vendosi të mbyllte karrierën si këngëtare. Më 2012, u dekorua me “Nderi i Kombit” nga presidenti i Shqipërisë.

Ajo ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare më 7 shkurt të vitit 2020.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: “Mazhoranca nën diktatin e Ballukut, Rama mungon nga frika”

Po diskutohet në Kuvend projektligji për akcizën dhe taksat...

Trump: Konflikti me Iranin do të përfundojë shpejt

Presidenti amerikan Donald Trump shprehu besimin në një mesazh...

A ka lidhje “Haga” me zgjedhjet? Kryeministri Kurti: Nuk shoh lidhje me vendimin për Thaçin

Albin Kurti e distancoi krejtësisht veten dhe qeverinë e...

Hoxha takim me Rutte: Në gjeopolitikën e sotme, NATO më e rëndësishme se kurrë

 Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha...