Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg i ka dhënë të drejtë ish-gjyqtarit Ervin Metalla, duke konstatuar shkelje të nenit 8 të Konventës Evropiane pas shkarkimit të tij nga Vettingu,
Vendimi për shkarkimin e ish-gjyqtarit të Apelit të Tiranës u mor nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit 7 vite më parë, i cili la në fuqi vendimin e marrë më herët nga Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit.
“Gjykata ka gjetur shkelje të Nenit 8 sepse shkarkimi i aplikantit nuk u dëshmua të ishte në përpjesëtim me qëllimet legjitime të ndjekura”, thuhet në vendim. Neni 8 i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut garanton të drejtën për respektimin e jetës private dhe familjare, ndërsa përcakton se autoritetet publike nuk mund të ndërhyjnë në këtë të drejtë, përveç rasteve kur ndërhyrja është e parashikuar nga ligji dhe e nevojshme në një shoqëri demokratike.
Në vendimin e publikuar më 5 maj 2026, Gjykata thekson se, nëse kërkohet nga aplikanti, do të ishte e përshtatshme rihapja e procesit të vettingut dhe rishqyrtimi i çështjes, në përputhje me standardet e nenit 8.
Sa i përket dëmshpërblimit:
• Gjykata i akordon Metallës 20,400 euro për dëme materiale
• 6,000 euro për dëme jomateriale
• 6,000 euro për shpenzime gjyqësore
Vendimi është unanim dhe detyron shtetin shqiptar të kryejë pagesat brenda tre muajve, ndërsa pjesa tjetër e kërkesave të aplikantit është rrëzuar.
Metalla u shkarkua u shkarkua në korrik të 2018-ës, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), i cili kishte gjetur problem në kriterin e pasurisë. Sipas KPK-ës Metalla kishte nënshkruar kontratat fiktive dhe kishte përfituar një kredi të butë për të cilën nuk përmbushte kushtet ligjore, duke e cilësuar këtë një sjellje “jo etike për një gjyqtar”.
Me herët gjyqin në Strasburg për rikthimin në detyrë e fitoi edhe Antoneta Sevdari.


