Raporti i PE-së për Shqipërinë, Berisha: Zgjedhjet u zhvilluan në kushtet e partisë-shtet

Më datë:

Kreu i PD-së Sali Berisha sot në 5 maj mbajti një konferencë për mediet, ku diskutoi një sërë çështjesh politike.

Komentoi raportin e Parlamentit Europian, që theksoi se është objektiv. Sipas tij, në raport thuhet se janë shuar linjat mes institucioneve publike dhe atyre partiake. Për Berishën, kjo do të thotë se zgjedhjet janë zhvilluar në kushtet e partisë-shtet.

“Raporti thekson keqpërdorimin e burimeve administrative, shuarjen e linjave mes institucioneve shtetërore dhe atyre partiake. Kur shuhen linjat mes institucioneve publike dhe atyre partiake nuk ka më zgjedhje. Këto rreshta flasin për mbarë botën. Raporti flet për faktin se në Shqipëri zgjedhjet u mbajtën në kushtet e parties-shtet. Në raport nënvizohet se ligjet nuk duhet të jenë vetëm të shkruara, por duhet që të zbatohen.

Në raport ka fraza për reformën territoriale dhe atë zgjedhore. Ne do e japim kontributin tonë në të dyja reformat. Ndalet te keqpërdorimi i parlamentit dhe kërkon që të marrë pjesë opozita në procese dhe jo përjashtimin e saj, siç ndodh tani”, tha Berisha.

Kritikoi ministrin e Jashtëm Ferit Hoxha, duke thënë se gënjeu në Komisionin e Jashtëm. Berisha kërkoi dorëheqjen e Hoxhës, për fyerjet sipas tij ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

“Foli në Komisionin e Jashtëm me një gjuhë të korruptuar. Nuk është miratuar raporti i IBAR-it. IBAR-i nuk kaloi. Presidenca ndryshoi raportin dhe paraqiti në raportin e ri tërësinë e problematikave të paraqitura nga vendet, që nuk pranonin raportin e parë. Në raportin e dytë janë shtuar një sërë kërkesash. Kjo është e vërteta. Ministri i Jashtëm duhet të japë dorëheqjen. Është arrogant dhe i pacipë, sepse nuk kërkoi falje për fyerjen që bëri ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut”, u shpreh Berisha.

Iu rikthye sërish raportit të Parlamentit Europian. Berisha shprehet se në raportin e PE dënohet mizogjenia e kryeministrit ndaj gazetarëve.

“Përdoret në raport termi mizogjen për kryeministrin. E keni në raport, nuk e kisha lexuar ndonjëherë këtë fjalë në ndonjë raport. Është mizogjeni më i madh që ka Shqipëria. Do dalin hipokritët dhe do thonë se raporti ka suksese e të tjera. Por raporti është shumë objektiv dhe sjell problemet reale të integrimit”, deklaroi kreu i PD-së.

Foli për gjyqin e ish-presidentit Ilir Meta. Berisha u shpreh se kafazi në një gjyq është mjet torture.

“Ilir Meta vetëm se është armik i Edi Ramës u pa në kafaz hekuri. Kafazi i hekurt është mjet torture. Meta është në burg, pa pasur asnjë provë kundër tij. Rama përdor të njëjtat metoda që përdorte Enver Hoxha kundër kundërshtarëve të tij politikë”, tha Berisha.

U pyet për intervistën e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

“Unë kam bashkëpunuar me çdo qeveri të Kosovës, pavarësisht se kush ka qenë në krye të saj. E kam ndjekur gjyqin kundër ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Unë e kam kërkuar dhe e kërkoj shpalljen e pafajësisë së Thaçit dhe të tjerëve. Rama foli si Gaddafi për këtë çështje, në mënyrë të padenjë”, u shpreh kryedemokrati.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sekuestrohen ilaçe të padeklaruara në Portin e Durrësit

Strukturat e Doganës Shqiptare, në bashkëpunim me Policinë Kufitare,...

MEPJ dënon sulmet me raketa dhe dronë nga Irani kundër Emirateve të Bashkuara Arabe

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dënoi sot...

Balla homazhe për 5 Majin: Kavaja ka dëshmorë në të gjitha përpjekjet për çlirim

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës,...

Gjykata e Strasburgut: dëmshpërblim për ish-gjyqtarin Ervin Metalla

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg...