Aksidenti tragjik në Durrës, Manja: Do propozojmë ndryshime në Kodin Rrugor dhe Penal 

Më datë:

Kryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, tha sot se shumë shpejt Partia Socialiste do t’i drejtohet Kuvendit me një propozim për ndryshime në Kodin Rrugor dhe atë Penal. Nisma vjen pas aksidentit tragjik të 3 majit në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur.

Deputeti socialist theksoi se ngjarja e rëndë duhet të përkthehet në masa konkrete ligjore, duke evidentuar nevojën për të adresuar boshllëqet ekzistuese në legjislacionin rrugor.

“Ai është një njeri që do të duhet të marrë ndëshkimin e merituar sipas ligjit. Ngjarja është shumë e rëndë. Ky komision ka përgjegjësi që këtë shqetësim që ka krijuar kjo ngjarje ta përkthejë në ndryshime ligjore”, u shpreh Manja gjatë mbledhjes së sotme të komisionit.

“Së bashku edhe me disa kolegë të tjerë të kësaj mazhorancës, ne do t’i drejtojmë shumë shpejt Kuvendit një paketë ndryshimesh në Kodin Rrugor dhe Kodin Penal si kundërpërgjigje adekuate në nivelin e ndërhyrjeve ligjore kësaj situate. Natyrisht nuk do të duhet të ndodhin ngjarje të tilla për të pasur ndërhyrje në Kodin Rrugor apo Kodin Penal për të ashpërsuar masat, por po shohim të gjitha hapësirat dhe boshllëqet që ka Kodi Rrugor dhe Kodi Penal në këtë drejtim për t’i adresuar në masën e duhur”, tha Manja.

Manja u ndal edhe te autori i dyshuar i aksidentit, duke deklaruar se shoferi duhet të përballet me drejtësinë dhe të marrë dënimin maksimal sipas ligjit.

“Në rrafshin njerëzor ngjarja është shumë e rëndë dhe personi autor i kësaj vepre penale, gjithçka mund të përfaqësojë ai, po nuk meriton të jetë më mes nesh, përveçse të marrë ndëshkimin e merituar shembullor sipas ligjit”, tha Manja.

Aksidenti i rëndë rrugor ndodhi më 3 maj në zonën e njohur si ish-Këneta, në Durrës ku një 57-vjeçar i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur përplasi 3 të mitur duke lënë të vdekur dy prej tyre, ndërsa i treti ndodhet në spital.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kryesia e PD-së mblidhet, Berisha kërkon vijimin e anëtarësimeve

Sali Berisha ka mbledhur sot Kryesinë në selinë e...

Nderime për Dëshmorët e Policisë në 5 Maj

Dita e Dëshmorëve mblodhi së bashku, në një ceremoni...

Sekuestrohen ilaçe të padeklaruara në Portin e Durrësit

Strukturat e Doganës Shqiptare, në bashkëpunim me Policinë Kufitare,...

MEPJ dënon sulmet me raketa dhe dronë nga Irani kundër Emirateve të Bashkuara Arabe

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dënoi sot...