Krerët më të lartë të shtetit shqiptar bënë sot homazhe në “Varrezat e Dëshmorëve” me rastin e e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Atdheut.
Të pranishëm në homazhe ishin Presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi dhe familjarë të dëshmorëve e veteranë të luftës.
Në ceremonialin shtetëror të organizuar pranë Monumenti “Nënë Shqipëri”, ata vendosën kurora me lule dhe u përkulën me respekt të thellë, në emër të ruajtjes së kujtesës historike dhe vlerësimit të përhershëm të sakrificës sublime të dëshmorëve, si themel i identitetit kombëtar dhe i së ardhmes europiane të vendit.
5 Maji është Dita e Dëshmorëve të Atdheut që kanë dhënë jetën e tyre për liri, demokraci, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptari.
Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Në nderim të kujtimit të të rënëve për lirinë e vendit çdo vit në Varrezat e Dëshmorëve kryhen homazhe nga krerët më të lartë të shtetit shqiptar.


