Pas spektaklit që ofruan dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Champions League, sidomos ajo mes PSG dhe Bayern Munich që përfundoi me fitoren 5-4 të francezëve, sot është radha e Europa dhe Conference League.
Në këto dy kompeticione do luhen sot në orën 21:00 sfidat e para gjysmëfinale.
Në Europa League spikat dueli anglez mes Nottingham Forest dhe Aston Villa. Ndërsa në ndeshjen tjetër Braga do përballet me Freiburgun.
Në Conference League, një mbrojtës shqiptar do synojë finalen e madhe. Bëhet fjalë për lojtarin e Kombëtares, Ivan Balliu që aktivizohet me Rayo Vallecanon ku do ndeshet me Strasbourgun.
Sfida tjetër gjysëmfinale në këtë kompeticion është ajo mes Shakhtar Donetsk dhe Crystal Palace.


