Ndeshja Elbasani–Vllaznia: Policia publikon masat e sigurisë

Më datë:

Policia e Elbasanit ka marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve “AF Elbasani” dhe “Vllaznia”, e cila do të zhvillohet sot në orën 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Policia bëri të ditur se gjatë këtij aktiviteti do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në perimetrin përreth stadiumit.

Sipas policisë, qarkullimi do të lejohet vetëm për mjetet e pajisura me autorizim të posaçëm, ku duhet të jenë të shënuara edhe targat e automjeteve.

Policia do të garantojë dhe sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë itinerareve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullime apo kalime jashtë itinerarit të përcaktuar.

Në zbatim të planit të masave, policia njoftoi se do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve para hyrjes në stadium për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë apo lëndë piroteknike etj.). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

“Nuk do të lejohet hyrja në stadium e shtetasve pa dokument identifikimi. Gjithashtu, fëmijët e mitur nuk do të lejohen të hyjnë pa praninë e prindit ose kujdestarit ligjor të shoqëruar me dokument identifikimi.

“Nuk do të lejohet hyrja në stadium e tifozëve të identifikuar më parë nga Policia si problematikë në aktivitete të ndryshme sportive”, njoftoi policia.

Policia e Elbasanit kërkon mirëkuptimin e tifozerive për zbatimin e masave të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për shmangien e lëvizjes me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura gjatë orareve të përcaktuara.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Revania Tradicionale, e Ëmbël me Petë

Është një ndër delikatesat më të mrekullueshme shqiptare. E lehtë,...

Piramida e Keopsit mund të jetë mbi 25-mijë vjeçare

Piramida e Keopsit mund të jetë ndërtuar mbi 25...

WhatsApp sjell funksionin e ri “flluska njoftimesh” në Android

WhatsApp, aplikacioni në pronësi të kompanisë Meta, po vazhdon...

Avokati i Metës kundërshton masën në sallën e gjyqit

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, në një dalje...