Laert Haxhia në qendër të dëshmisë, i penduari zbulon detaje për porositë e atentateve

Më datë:

Teksa sot është seanca në GJKKO, Laert Haxhiu, i forti i Lushnjës ka refuzuar të përballet në sallën e gjyqit me Artan Tafanin, që tashmë është i penduar i drejtësisë.
Dikur ushtar i bandës së tij, Tafani dëshoi sot në GJKKO, në cilësinë e dëshmitarit.

Ai ka shpjeguar para togave të zeza njohjen me të fortin e Lushnjës dhe disa prej krimeve që ka kryer me urdhër të Haxhiut.

“Me Laertin jam njohur nga një çun nga Lushnja. Jemi takuar në Dajt nëpërmjet Lulzim Arapit, ai ma ka prezantuar. Laerti më ka thënë ‘ça di të bësh’, pasi ai kishte marrë informacionet që unë kisha bërë vjedhje me dhunë. Herën e parë më ka dhënë 1 mijë euro. Më ka kërkuar Laerti t’i vendos një sasi tritoli në një banesë në Lushnje, në pronësi të Erjon Çokut. Për këtë ngjarje kam taku Laertin dhe më ka thënë se çfarë duhet të bëj. Tritolin e kisha unë, ma kishte dhënë Sajmir Krasniqi. Më ka dhënë Laerti 100 euro sa për lek xhepi. Nga Korça shkova direkt në Lushnje dhe nga ora 2-3 e natës shkoj e ve tritolin dhe kthehem prapë në shpi.

Në atë kohë flisja me Laertin dhe i thashë çfarë veprimesh bëra. Erjon Çoku ishte një person që shiste heroinë dhe e njihja se isha përdorues. Ky i kishte marrë Laertit mallin dhe nuk i kishte dhënë lekët. Besnik Çoku është vëllai i Erjonit, rrinte jashtë shtetit. Ishte hera e parë që e bëja një gjë të tillë.”, mësohet të jetë shprehur Tafani.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shpëtohet nga mbytja i mituri në Shëngjin

 Drejtoria Vendore e Policisë së Durrësit njofton se i...

“Syri i Saharasë” nuk është krater meteori, zbulimi i ri i NASA-s tregon origjinën e vërtetë

Një nga formacionet më misterioze në planet, i njohur...

Lapaj ngre alarmin: Ligjet e reja dëmtojnë interesin e vendit

Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ ka dorëzuar sot në KQZ kërkesën...

Dosja “SASPAC”/ SPAK paraqet prova të reja, u siguruan nga kqyrja e laptopit të Alfred Nikollës

SPAK paraqet prova të reja për të pandehurit e...